Connect with Us

OSHEE publikon shifrat zyrtare për 2019-ën/ 7.4 miliardë lekë humbje

Lajme

OSHEE publikon shifrat zyrtare për 2019-ën/ 7.4 miliardë lekë humbje

Publikuar

-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar shifrat për vitin 2019, ku është mbyllur me 7.4 miliardë humbje.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mbyllur bilancin e treguesve kryesorë ekonomiko/financiar për vitin 2019 i konsideruar si më i vështiri sa i takon thatesirës së tejzgjatur,

Nga të dhenat e këtyre treguesve, humbjet në rrjetin e shpërndarjes në vitin 2019 zbritën në 21.7% (kur objektivi i BB është 23%) ndërsa një vit më parë ato ishin 23.9%.

Arkëtimet pritet të arrijnë 97% të vlerës së faturuar çka përbën rritje me 2% prej parashikimit në Buxhet dhe në Planin e Rimëkëmbjes së sektorit elektroenergjetik.

OSHEE sqaron spekulimet mbi rezultatin financiar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përmbyllur të dhënat e treguesve kryesore ekonomiko/financiar për vitin 2019, i cili konsiderohet si më i vështiri, për shkak të thatësirës së tejzgjatur që çoi në mungesën e prodhimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit dhe ato private.

Kostoja e pashmangshme e mbulimit me energji importi të prodhimit të munguar ashtu sikurse ekzekutimi i detyrimeve në zbatim të vendimeve të gjykatave kanë sjellë përkeqësimin e rezultatit vjetor financiar të kompanisë por nuk kanë cënuar objektivat e vendosura në raport me reduktimin e humbjeve, rritjen e arkëtimeve dhe kontributin në Buxhetin e Shtetit përmes tatim/taksave.

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes në vitin 2019 zbritën në 21.7% (kur objektivi i BB është 23%) ndërsa një vit më parë ato ishin 23.9%. Arkëtimet pritet të arrijnë 97% të vlerës së faturuar çka përbën rritje me 2% prej parashikimit në Buxhet dhe në Planin e Rimëkëmbjes së sektorit elektroenergjetik.

Të ardhurat nga shitja e energjisë për vitin 2019 rezultojnë me një rritje prej 2% ose në vlerë rreth 1.3 miliard lek krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë këtij viti, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka paguar 8.1 miliard Lek Buxhetit të Shtetit përmes tatim/taksave. Brenda kësaj shume është edhe tatim-fitimi për vitet e mëparshme në vlerën 3.3 miliard lek.

OSHEE ka likujduar në këtë vit 100% të faturave korente ndaj Korporatës Elektroenergjetike, Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Postës Shqiptare. Gjithashtu, është likujduar shuma prej 1.2 miliard Lek si pagesë për detyrimet e vjetra të trashëguara ndaj Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Në sajë të disiplinës financiare, OSHEE ka mundësuar edhe kryerjen e investimeve të domosdoshme për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrjetit të shpërndarjes.

Përtej arritjes së këtyre objektivave, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pritet të dalë për vitin 2019 me një rezultat financiar negativ prej 7.4 miliard lekësh.

Kjo shifër reflekton pashmangshmërisht angazhimin e Operatorit të Shpërndarjes për:

a) garantimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji të konsumatorëve pavarësisht thatësirës;
b) menaxhimin e situatës financiare pa rënduar mbi Buxhetin e Shtetit;
c) mbajtjen e pandryshuar të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët final.
Gjatë 2019, shpenzimet për blerje energjie rezultuan 8.9 miliard Lekë më shumë se 2018. Pamundësia e Korporatës Elektroenergjetike për të prodhuar energji nga Kaskada e Drinit, detyroi OSHEE-në që këtë sasi që do duhej ta blinte me 1.5 Lek/kËh, ta siguronte nga importi me çmim mesatar prej 9.2 Lek/kËh. Në këto kushte, fatura e OSHEE për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji për konsumatorët arriti për këtë vit në shifrën rekord prej 350 milion eurosh.

LEXO EDHE:  “Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

Ndryshimi i kontratës së KESH me OSHEE gjatë vitit 2019 e rëndoi edhe më shumë pozitën financiare të kompanisë. Sipas kontratës së mëparshme, KESH kompensonte Operatorin e Shpërndarjes në rastet kur ishte në pamundësi për të kryer furnizimin me energji në sasinë e kontraktuar përmes Kaskadës së Drinit. Me kontratën e ndryshuar, e gjithë barra financiare e garantimit të energjisë së munguar përballohet nga OSHEE pa kompensim prej KESH.

Dy element të tjerë, që nuk kanë lidhje me aktivitetin ekonomik të vitit 2019, kanë shkaktuar rritje të zërit të shpenzimeve operative dhe rrjedhimisht dhe përkeqësimin e rezultatit financiar vjetor.

Së pari, shpenzimi në shumën prej 2.3 miliard lekësh që përbën një detyrim të trashëguar, i cili do paguhet nga OSHEE përgjatë 22 viteve. Vlera është kamatvonesë që KESH i kishte llogaritur Operatorit të Shpërndarjes për fatura të papaguara të energjisë që para vitit 2015 nga CEZ Shpërndarje. Ky pretendim i trashëguar ka qenë objekt i shqyrtimit nga gjykata. Arritja e një dakordësie me mirëkuptim mes KESH dhe OSHEE për këtë mosmarrëveshje ishte një kusht i vendosur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Moszgjidhja e këtij konflikti pengonte disbursimin e kredisë prej 218 milion eurosh që BERZH firmosi me KESH për ristrukturimin e portofolit të kredive afatshkurtra. Dy shoqëritë publike OSHEE dhe KESH u dakordësuan ta zgjidhin me mirëkuptim konfliktin dhe kjo shumë detyrimi reflektohet në rezultatin financiar të këtij viti në zërin e shpenzimeve.

Së dyti, 1.2 miliard lekë shpenzime me të cilat OSHEE është përballur në zbatim të vendimeve të marra nga gjykatat, të cilat kanë trajtuar padi të depozituara ndër vite ndaj kompanisë. Në vlerësimin e OSHEE, një pjesë dërrmuese e këtyre vendimeve janë absurde, të pa mbështetura në ligj e madje kanë detyruar kompaninë të kryejë pagesat e menjëhershme pas vendimeve të shkallës së parë, pa pritur shqyrtimet e shkallëve të tjera gjyqësore të apelimit.

Përkundër sa aludohet në artikujt e publikuar në disa media, në zbatim të planit për menaxhimin e situatës së thatësirës së tejzgjatur, OSHEE ka mbajtur nën kontroll rigoroz të gjitha llojet e shpenzimeve të tjera operative përfshirë paga, shpërblime, karburant, kancelari, qira, një pjesë e të cilave vitet e fundit kanë ardhur duke u ulur në vlerë.

OSHEE fton cilindo të interesuar të njihet me zërat e bilancit financiar, sikurse ka vepruar gjithnjë në kuadër të transparencës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Publikuar

-

Nga

Predikimi i pastorit në bllokun e vajzave Josifi/ Akil Pano: I prekur dhe i trishtuar

Në emisionin “Open” në Top Channel është diskutuar makabriteti i jetuar brenda familjes Josifi për muaj me radhë.  Gazetari Andi Bora deklaroi se vazjat mbanin shënime që në viti 2006 dhe në atë kohë ato kishin shënuar disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në panel, Pano tha se nuk e kujtonte, por tha se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

Gazetari: Ka disa shënime nga vajzat që mbajnë emrin tuaj. A i njihni këto vajza? I keni takuar ndonjëherë?

Pastori: Jo nuk i njoh. Nuk kam qenë kurrë në Përmet, as për turizëm.

Gazetari: Shënimet janë të bëra në vitin 2006.

Pastori: Unë që nga viti 2004 kam një emision në radio, nga e hëna deri të premten. Mund ta kenë dëgjuar në radio. Kam një plagë në shpirt kur shikoj që mesazhet e klerikut nuk shkojnë, për jetën por shkojnë edhe për të hapur plagë. Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëheqësit e kishës sonë nuk janë njohur personalisht me ne. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave. Vajzat kanë qenë anëtare e një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të tre vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore.

LEXO EDHE:  “Qytetarët u relaksuan pas hapjes”/ Manastirliu: Shifrat kanë kapërcyer pak pritshmërinë tonë

LEXO EDHE:  OSHEE vë në dispozicion këndin e denoncimeve

Ditari i gjetur në familjen Josifi

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Publikuar

-

Nga

Ndahet papritur nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur prof. Grigor Zoraqi, bashkëpunëtori dhe anëtari i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave, “mjeshtri” i analizave të ADN.

Grigor Zoraqi ka lindur dhe është rritur në Tiranë në një familje me tradita dhe vlera të veccanta kulturore. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” duke u dalluar si një nga nxenesit më të shkëlqyer që ka patur historikisht kjo shkollë. Studimet universitare i kreu ne Universitetin “LA Sapienza” në Romë, Itali në vitet 1979-1985 ku u dallua për rezultatet e larta në përgatitjen e tij shkencore.

Pas kthimit në Shqipëri punoi si pedagog i Gjenetikes pranë Fakultetit të Veterinarise, Universiteti Bujqesor i Tiranës, ku mbrojti me sukses me 1991 titullin “Kandidat i Shkencave” njohur me vonë Doktor i Shkencave. Në fillim të viteve ’90 largohet përsëri në Itali ku punon si kërkues shkencor në disa institucione të rëndësishme shkencore si Departamenti i Mjekësisë Eksperimentale dhe Patologjisë së Përgjithshme të Universitetit “La Sapienza” të Romës, Instituti i Teknologjise Biomjekesore, në disa laboratore të Qendres Kombëtare të Sëmundjeve Gjenetike në Itali etj duke fituar një përvojë të ccmuar në kërkimin shkencor. Me kthimin në Shqipëri duke filluar nga viti 2004 Grigori punon si drejtues i Qendrës se Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike prane spitalit “Mbretëresha Geraldine”. Ndërkohë, Grigori ka dhënë një kontribut të shquar edhe si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

LEXO EDHE:  OSHEE vë në dispozicion këndin e denoncimeve

LEXO EDHE:  OSHEE e siguron energjinë nga KESH në janar/ Ja sa rritet çmimi për bizneset  

Me formimin e tij shkencor ai është ndër gjenetistët me kontribut të vecantë në Shqipëri, si autor i një numri të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat me te mira shkencore, pjesmarres i perhershme ne shume kongrese dhe konferenca shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Nga viti 2007, Grigori bëhet anëtar i bordit botues të revistës shkencore “Balcan Journal of Medical Genetics”.

Hartues i shumë projekteve kërkimore me vlerë Kombëtare për parandalimin e disa sëmundjeve të trashëgueshme në vendin tonë, disa prej të cilëve ende në përpunim e sipër. Me përvojën e fituar, me cilësinë e punës se tij kërkimore dhe saktësine e rezultateve të tij pa dyshim Grigori quhej “mjeshtri” i analizave të ADN-se në nivelin molekular. Këtë e kanë provuar nga aftër të gjithë studentët që kanë përgatitur punimet e tyre në nivelin “Master” si dhe ata të cilët Grigori i ka udhëhequr për fitimin e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Blerta kujton çdo gjë”/ Psikiatri: Një anëtare e familjes Josifi mund të ketë vuajtur nga psikoza

Publikuar

-

Nga

Psikiatri Pasho Maksutaj ka folur për ngjarjen horror në Kombinat ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Maksutaj deklaroi se tre gratë e familjes Josifi kanë pasur një problematikë e konsideruar si psikozë, kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin, duke theksuar se ai përcaktohet nga konkluzione dhe bindje të gabuara

“Raste të ngjashme ka pasur. Jo në kuptimin e pasojave të tilla. Por çrregullime të tilla ka pasur. Unë nuk kam informacione dhe dokumentacione për të përcaktuar gjendjen e tyre. Është një problematikë që ne e quajmë psikozë. Për një gjendje kur personi e përcakton në mënyrë të gabuar realitetin. Realiteti te këta persona përcaktohet me zëra që krijohen brenda trupit të njeriut të cilat janë konkluzione dhe bindje të gabuara. Për shembull një person është i bindur që e ndjek policia dhe në çdo lëvizje që shikon, thotë që është policia. Mund t’i thuash çfarë të duash. Ai beson atë që ka në kokë. Të tjerë kanë bindje që Zoti e ka dërguar për një mision të caktuar. Ai mendon se Zoti i ka thënë që ti do jesh Jezu Krishti i sotëm. Ai mund të mos ketë qenë fare besimtar dhe në momentin që i fillon kjo, sillet si besimtar”, u shpreh ai në studion e Abc News.

LEXO EDHE:  OSHEE/ Shtohet personeli, aksione në të gjithë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Rekord rastesh të reja/ Rriten frikshëm shifrat e të infektuarve gjatë 24 orëve

Maksutaj deklaroi se në rastin e familjes Josifi, ka mundësi që njëra prej tyre të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar më pas dy pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ai tha se Blerta do të jetë në gjendje të shpjegojë se çfarë ka ndodhur, pasi në raste të tilla, këta persona nuk e humbin kujtesën.

“Te rasti konkret mundësia është që njëra nga këto fatkeqe të ketë qenë e sëmurë, duke induktuar të tjerat. Kur ndodh në rrethin familjar quhet “folie on famille”. Është psikozë e përcaktuar për herë të parë në Francë. Indoktrinimi mund të ekzistojë, ose jo në këtë rast. Kjo lidhet nëse ka qenë ose jo fetar në atë moment.
Në kohën e teknologjisë edhe përmbajtja ndryshon dhe bëhet teknologjike. Besimet reklamojnë jetën, pastaj është problem tjetër si interpretohet. Asnjë nga besimet nuk reklamon vdekjen. Kur kemi një psikozë, medikamentet bazë janë për këtë psikozë.
Problemet e psikozave, nuk lidhen me kujtesën. Ato mbajnë mend me detaje. Kujtesën e ka të mirë. Ajo do të arrijë që t’i referojë problemet që kanë ndodhur. Besoj se Blerta do të jetë personi i induktuar dhe largimi i induktuesi e kthjellon”, u shpreh Maksutaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE