Connect with Us

Olli mesazh Lleshajt/ Para testit të “idiotit”, bëj testin e patriotit për politikanët

Politikë

Olli mesazh Lleshajt/ Para testit të “idiotit”, bëj testin e patriotit për politikanët

Publikuar

-

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Nardi Olli ka një mesazh të forte për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili deklaroi sot se shoferëve do iu bëhet testi i “idiotit”.

Olli i sugjeron Lleshajt para se të ashpërsojnë ligjet, që sipas tij nuk japi asnjë efekt, të vendosë ligjin për testin e patritotit që duhet ta kalojë çdo politikan që merr përsipër drejtimin e kombit.

“Ministri i Brendshëm për fat të keq ka thënë pa dashje një të vërtetë të hidhur. Kjo sepse realiteti i tmershëm politik e social, gjuha e dhunës që përdor vetë ministri me shokët e vet, lidhjet e politikës me krimin, që çdo shqiptar i di më saktësi shërbimesh inteligjente, se kaq vend i vogël jemi, mungesa totale e shtetit të së drejtës dhe forca e shtetit të të fortëve dhe të paprekshmëve, bën këdo agresiv e të ashpër si formë mbijetese. Absurdi i jetës dhe çorganizimi i mirëçorganizuar që mbretëron në sistemin tonë të qarkullimit, sinjalistikës apo çdo elementi tjetër të këtij kuadri do çorganizonte çdo mendje njerëzore sado e fortë të ishte! Kjo periudhë e gjatë tranzicioni ka patur pasoja të rënda në kuadër të situatave agresive e depresive, pasojë e një sistemi të papërgjegjshëm që sjell qeverisja e korruptuar deri në qelizë! I nderuar zoti ministër, para se të ashpërsoni ligjet (që nuk japin asnjë efekt nga zbatimi preferiencal i tyre), para se të bëni testin e “idiotit”, vendosni ligjin për testin e patriotit që duhet kalojë çdo politikan që merr përsipër drejtimin e kombit. Vetëm kur të doni atdheun dhe bashkombasit tuaj me zemër e tu jepni një shtet njerëzor ku të jetojnë, vetëm atëherë do të ketë mundësi që ligji të respektohet me zemër e mendje dhe agresivitetit do të jetë një kujtim i largët, ashtu si epoka e “Wild West”, shkruan Olli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  “Paratë e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

LEXO EDHE:  Zjarr KZAZ nr.6 në Bushat/ Lleshaj paralajmëron protestuesit

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE