Connect with Us

“O mashtrues, si nuk ke turp”/ Ramës i dështon propaganda,  qytetarët i “nxjerrin bojën”

Politikë

“O mashtrues, si nuk ke turp”/ Ramës i dështon propaganda,  qytetarët i “nxjerrin bojën”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit ka ndryshuar ritualin e tij të mëngjesit. Tashmë Rama nuk thotë “mirëmëngjes” duke publikuar një ndër “punët e mëdha”, që pretendon se po bën qeveria e tij, por ka filluar e publikon fjalë të shenjta të personaliteteve botërore.

Sot Rama e ka nisur ditën duke cituar Papa Benediktin XVI, “Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët”.

Por, pas këtij postimi qytetarët, të cilët duket se nuk i besojnë më propagandës së Ramës, kanë shpërthyer në kritika dhe akuza në drejtim të kreut të qeverisë.

“Pse nuk publikoni më punët e javës? Apo keni mbaru gjitha punet e jemi në rregull?”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Hap fabrika e vende pune, për këto kanë nevojë shqiptarët e sa ma pak “fjalë të urta e të shenjta”. Sjell investitor të huaj sidomos europiano-perendimor se mbaroi Shqiperia!”.

LEXO EDHE:  Vendi i lënë bosh/ Rama zgjedh pasuesin e Valdrin Pjetrit

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Krejt Shqipëria u mbush me drogë, mafie e me vrasje çdo ditë po shikojmë vrasje neper rrugë. Tani edhe me snajper ja kanë nis. Ndalo krimet e mos u merr me përralla e me shkrime te Papes po ndreqe Shqiperinë”

Më tej, një tjetër shkruan “O mashtrues, nuk te ben leku njeri. Ngele duke kerku timonin por harrove qe nuk je i afte te drejtosh as makinen e jo me nje shtet. Ti ske turp e ska vlere ajo shprehja. Por te zente haku i atyre qe po vuajne nga tahmaja jote.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e OSBE/ ODIHR kanë mbërritur sot në Tiranë.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ata do të asistojnë në tyrezën katër palëshe të reformës, ndërsa do të ndërhyjnë në pikat ku palët nuk bien ndakort.

Ekspertët pritet të zhvillojnë dhe një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Video-Lefter Maliqi tregon ndryshimin mes Ramës dhe Berishës

LEXO EDHE:  Rama zbardh prapaskenat/ Meta shantazh për zgjedhjet

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksionet e bujshme të policisë/ Manjani rendit faktet: Shteti po bën show

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas aksioneve të bujshme të policisë, gjatë ditëve të fundit nëpër qytetet kryesore të vendit.

Manjani thotë shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri, e megjithatë prap nxjerr policë në rrugë për verifikim.
Sipas tij kjo është e gjitha për show e për t’i thënë popullit se “po bëjnë namin”.

“Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të rregjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek komcensionarët.  Të gjitha automjetet kur blihen, bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë. Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese. Shumica e transaksioneve bëhen në bankë. Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, rregjistrohet në rregjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.
Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.
Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat. Çdo shtetas Shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në rregjistrin e gjendjes civile.
Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.
Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!! Sigurisht që e bën për shoë. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.
Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE