Connect with Us

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ish-deputetja e pranon hapur: LSI s’ka peshë të madhe

Politikë

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ish-deputetja e pranon hapur: LSI s’ka peshë të madhe

Publikuar

-

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është çështje dëshire e LSI-së pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin.” Kështu u shpreh ish ministrja e Integrimit,  Klajda Gjosha e ftuar në emisionin “45 Minuta”.

“Për LSI-në nuk është çështje dëshire, janë dy partitë e mëdha që vendosin për sistemin, se çfarë do të thotë LSI-ja sot apo partitë e vogla pesha nuk është aq e madhe sa dakordësia që duhet të kenë PS-PD.

LSI ka pasur qëndrim të prerë që nga 2008 dhe ajo grevë ka qenë domethënëse dhe është ajo që shkaktoi problemet e këtyre viteve, që na futi në ngërç. Ne nuk mund të imponojmë forca të reja se votuesi i ka zgjedhur partitë dhe nuk mund të hidhen poshtë.

LEXO EDHE:  Pas 27 janarit , LSI e Monikës shpërbëhet

Reforma zgjedhore kërkon pakt nga të gjitha palët, të miratohet me konsensus dhe të votohet me të gjitha palët, pasi lidhet me negociatat.”, u shpreh Gjosha më tej./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Militantët e Metës braktisin LSI/ Deklarohen si anëtarë të PS

LEXO EDHE:  Deputetja e PD denoncon blerjen e votave nga LSI

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  Basha me pushime, LSI s’i ndahet Ramës/Kryeministri u kthye nga emigracioni…

LEXO EDHE:  Deputetja e PD denoncon blerjen e votave nga LSI

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE