Connect with Us

Megaoperacion ndërkombëtar droge/ Arrestohen 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Kronika

Megaoperacion ndërkombëtar droge/ Arrestohen 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Publikuar

-

arrestohen tre shqiptare ne itali

Gjatë një megaoperacioni antidrogë mes Puglia, Molise, Abruzzo, Campania dhe gjithashtu në Hollandë, Angli, Gjermani dhe Shqipëri janë arrestuar 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë.

Ky operacion është kryer nga agjentët kundër trafikut dhe krimit të organizuar në Itali DDA, i cili ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Për ekzekutimin e disa masave paraprake në Shqipëri, policia ka punuar në bashkëpunim me departamentin e policisë kriminale dhe zyrën shqiptare të Interpolit.
Organizata furnizonte grupet italiane me kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.
Policët zbuluan se korrierët e drogës transportonin drogen përmes fundeve të dyfishta në makinat që transportonin drogën.

Nga Puglia droga transportohej më tej në Cerignola, San Salvo, Pescara dhe Barletta. Më pas, u shpërndahej gjithë rrjetit të trafikantëve e tjerë deri sa e nxirrnin në treg përmes shpërndarësve të drogës.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ Mjeku shqiptar në Milano: Ka pacientë të infektuar që nuk shfaqin simptoma

Janë sekuestruar mbi 440 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa armë, dhe para cash.
Ndërkohë policia italiane ka njoftuar se hetimet për zbulimin dhe shkatërrimin e gjithë rrjetit ende vazhdojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau ish-kunatën me pushkë/ Autori ende në arrati, merret në mbrojtje familja e tij

Publikuar

-

Nga

Vijon të jetë ende në arrati autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmë në Bathore.

31-vjeçari Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pushkë, ish-kunatën.
Po ashtu raportohet se vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.



Mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Një emigrant algjerian ka kërcënuar me thikë pronarin e një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 22 vjeçari algjerian me iniciale T. T. në lokalin me pronësi të S. H., ka prishur qetësinë publike dhe më pas ka kërcënuar me thikë pronarin e lokalit.

22 vjeçarit iu sekuestrua thika në cilësinë e provës material.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Itali/ Shqiptari arratiset nga burgu

LEXO EDHE:  Nje tjetër shqiptar arrestohet në Itali/Çfarë kishte në shtëpi?

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.



Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Itali/ Shqiptari arratiset nga burgu

LEXO EDHE:  Arrestohet në flagrancë 27 vjeçari me 10.7 kg kanabis 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE