Connect with Us

“Marrëveshje e re Rama-Basha”/ Nano: Kot lodhesh, zoti Rama! Jeni të marrë fund!

Politikë

“Marrëveshje e re Rama-Basha”/ Nano: Kot lodhesh, zoti Rama! Jeni të marrë fund!

Publikuar

-

Moderatori Mustafa Nano në monologun e tij në emisionin e mbrëmjes së sotme  të “Provokacija” ka folur për një marrëveshje të re midis dy drejtuesve të PS-PD, sipas tij e njohur si Rama-Basha.

“Do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha. Është frika që do t’i bëjë ata bashkë. Por nuk kanë për të shpëtuar. SPAK-u po vjen. Edhe ambasadorja amerikane po vjen. Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë u gëzuan se u doli ngjarja e Iranit, që ata menduan se do bënte të harrohej ngjarja e ardhjes së SPAK-ut. Por e patën kot. E gjitha përfundoi në një komedi gazmore. Të dy, edhe Rama, edhe Basha, u munduan shumë, por nuk ia arritën ta bllokonin SPAK-un. Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, por edhe kjo kartë nuk i eci. Askush nuk mund ta frenojë SPAK-un.

Rama ndërkohë, kuptohet, se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë Reformën në Drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe Bashën. Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore??? Kot e kanë!

LEXO EDHE:  Të gjithë aleatët e Lulit që “flirtuan” me Ramën

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën. Është në dorë të ndërkombëtarëve. Rama ka në plan t’u thotë amerikanëve, që “sistemi zgjedhor do të mbetet ky që është; nuk mund ta ndryshoj; ndryshe, PD-ja ikën nga tryeza”. Mirëpo amerikanët do të tallen me Ramën, sigurisht. Si mund ta hanë ata këtë hile?

Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të marrë fund. Dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane, nga serbët, rusët, turqit, kinezët. Amerika e di mirë që ju jeni antiamerikanë. Pse, Amerikës do ia hidhni ju?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Mogherini: Miratimi hap rrugën drejt BE, për çdo votë do mbahet përgjegjësi

LEXO EDHE:  Klosi: Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në fushën e turizmit

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Thaci ne Vjene: Thelbesore liberalizimi i vizave me BE

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha dhe Rama i dorëzuan filtrin e parë të emërimeve në Drejtësi, Ilir Metës

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE