Connect with Us

Majlinda Bregu jep alarmin/ Ja çfarë rrezikon Ballkani Perëndimor

Politikë

Majlinda Bregu jep alarmin/ Ja çfarë rrezikon Ballkani Perëndimor

Publikuar

-

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu duke folur sot në një konferencë parlamentare për integrimin, ka vënë theksin tek zhvendosja e popullsisë në rajon.

Majlinda Bregu theksoi se ky është një presion i jashtëzakonshëm, ndërsa shtoi se shifrat e të rinjve që duan të ikin nga vendi i tyre janë alarmante.

Sipas Bregut këto shifra tregojnë se çfarë rrezikon të ndodhë në vitet në vijim në rajonin tonë, nëse nuk integrohen në BE.

“Jemi në një presion të jashtëzakonshem të zhvendosjes së popullsisë në rajon. Në vitet e fundit është larguar rreth 1/3 e popullsisë. Dhe kjo nuk është një dukuri në rënie. Rreth 23 % e të rinjve në Rajon nuk janë as punë, as në shkollë dhe as trajnime. Kjo është mjaft shqetesuese për çfarë do të ndodhë në vitet në vijim.

LEXO EDHE:  Zgjerimi i Bashkimit Europian/ Financial Times: Dy propozimet e Francës për të hequr veton në BE

Alarmante janë edhe shifrat e Balkanbarometrit, sipas të cilit, 61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit europian dhe shpresojnë që e ardhmja europiane të ndryshojë realitetin në vendin e tyre, por po 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre”-tha ndër të tjera Majlinda Bregu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mbërrijnë në Tiranë ekspertët e OSBE/ ODIHR

Publikuar

-

Nga

Ekspertët e OSBE/ ODIHR kanë mbërritur sot në Tiranë.

Ashtu siç ishte lajmëruar, ata do të asistojnë në tyrezën katër palëshe të reformës, ndërsa do të ndërhyjnë në pikat ku palët nuk bien ndakort.

Ekspertët pritet të zhvillojnë dhe një takim me grupin e punës të kësaj reforme, pasditen e sotme, në orën 17:00, për t’u informuar në lidhje me ecurinë e deritanishme të draftimit të reformës./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Deputetja e Metës sulmon Ramën/Mos u lodh kot me fasada, rinia është me …!

LEXO EDHE:  Evropianët në grackën e Trumpit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksionet e bujshme të policisë/ Manjani rendit faktet: Shteti po bën show

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas aksioneve të bujshme të policisë, gjatë ditëve të fundit nëpër qytetet kryesore të vendit.

Manjani thotë shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri, e megjithatë prap nxjerr policë në rrugë për verifikim.
Sipas tij kjo është e gjitha për show e për t’i thënë popullit se “po bëjnë namin”.

“Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të rregjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek komcensionarët.  Të gjitha automjetet kur blihen, bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë. Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese. Shumica e transaksioneve bëhen në bankë. Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, rregjistrohet në rregjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.
Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.
Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat. Çdo shtetas Shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në rregjistrin e gjendjes civile.
Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.
Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!! Sigurisht që e bën për shoë. Do ti thotë miletit se “po bëjmë namin”.
Për ligjet e shkelura ditën e natën, ska rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita e parë e Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër/ Rama e pret me ceremoni

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve nga kryeministri Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Kurit jashtë Kosovës që me marrjen e detyrës së re.
Mësohet se Kurti do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Ramën dhe rreth orës 10:10 do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Më pas, kryeministri i Kosovës do të zhvillojë takim me Ruçin, me Metën, Veliajn dhe në fund Bashën. Ajo që bie në sy, është se në axhendën e Kurtit nuk është parashikuar asnjë takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE