Connect with Us

“Lirimi i “të fortëve”, shkelje e rëndë e ligjit”/ Gjonaj merr vendimin drastik

Kronika

“Lirimi i “të fortëve”, shkelje e rëndë e ligjit”/ Gjonaj merr vendimin drastik

Publikuar

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar me tone të forta pas lirimit nga burgu të Ergys Kolaverit, i cili ishte dënuar me 20 vite, pasi tentoi të vrasë me snajper Gazmir Dacin në korrik të 2016 dhe Indrit Dokle, anëtar i Bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ajo tha se lirimi i Indrit Dokles, ka qenë vendim i gjyqtares Enkeleda Hoxha, duke e cilësuar një këmbanë alarmi për drejtësinë.

Në një deklaratë për mediat, Gjonaj e ka cilësuar si të paligjshëm lirimin e personit në fjalë, ndërsa shtoi se veprime të tilla cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe besimin e tyre tek drejtësia.

Gjonaj tha se për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, që në datën 18 janar 2018, pas lirimit të Genc Tafilit, i është drejtuar KLD-së, me një kërkesë për shkarkimin e saj nga detyra.

“Është e domosdoshme që të bëhen veprimet institucione në përgjigje të gjyqtarëve dhe prokurorëve që me vendim e tyre në shkelje të ligjit po cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe besimin e tyre tek drejtësia. Veprime të tilla kanë pasoja të rënda dhe kanë sjellë zemërim në opinionin publik.

Në datën 18 janar i jam drejtuar KLD-së, për pezullimin e gjyqtares”-tha Gjonaj.

LEXO EDHE:  Paketa anti korrupsion/ Ministrja Gjonaj njofton masat e reja

Më tej, ajo theksoi se është marrë vendimi për shkarkimin nga detyra edhe për Drejtorin e Shërbimit të Provës  në Krujë, për të cilin është depozituar edhe një kallëzim penal për shpërdorim të detyrës.

“Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca në sistemin e drejtësisë, ndjejmë detyrimin për t’i adresuar aktorëve të tjerë për të vepruar në interes të qytetarëve. Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. I kam kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të gjyqtares për parandalimin e veprimeve të tilla. I jam drejtuar KPK dhe OMN për ndjekjen e rastit. Ndër vite ndaj kësaj gjyqtareje ndaj të cilës rëndojë denoncime për shkelje të ligjit dhe korrupsion. Janë marrë të gjitha masa pezullohen drejtori i shërbimit të provës Krujë dhe është depozituar ndjekje penale ndaj tij. Vendime të tilla të dhëna nga një individ i caktuar apo të tjerë që e kanë të qartë që nuk do e kalojnë vettingun duhen marrë masa për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia. Kuvendi do shqyrtojë me urgjencë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK”.-tha Gjonaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Anika Dokle: Fuck “Panama Papers”, Trump dhe Referendum!!

LEXO EDHE:  Paketa anti korrupsion/ Ministrja Gjonaj njofton masat e reja

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me lëndë narkotike në makinë/ Policia ndalon Oriola Marashin

Publikuar

-

Nga

Vajza e njohur e showibizzit shqiptar, Oriola Marashi është ndaluar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

Sipas gazetës “Si”, Oriola Marshi u ndalua kur ishte me një autoveturë tip audi, pasi iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike. Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,, si dhe E. Krasniqi.

Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti.

LEXO EDHE:  Furtunë në Hipoteka/ Shkarkohen tetë drejtues

LEXO EDHE:  Namik Dokle zbulon “Hajdutin e pulave”/ Ja mesazhi i tij për parlamentin

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, mësohet të ketë thënë modelja.
Policia do ta referojë çështjen në prokurori ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje nga plagosja në Durrës/ Autori i dyshuar si grabitësi i pikës së kredidhënies

Publikuar

-

Nga

Identifikohet autori i dyshuar për grabitjen dhe plagosjen e pronarit të një shtëpie në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas Report Tv, autori i dyshuar është Astirt Thaçi 27 vjeç, banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30 për të grabitur.
I zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.
27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.
Ndërkohë, autoritetet janë në vënë në ndjekje të të riut./CNA.al

LEXO TE PLOTE