Connect with Us

“Humbje e pakompesueshme edhe për PD”/ Berisha shpreh ngushëllimet për Xhevdet Ferrin

Kultura

“Humbje e pakompesueshme edhe për PD”/ Berisha shpreh ngushëllimet për Xhevdet Ferrin

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Xhevdet Ferri.

Berisha shkruan se ai iku i pavdekshem sepse do të jetojë e shndërrisë përjetë me veprat që la.

Sipas Berishës, kjo është një humbje e pazvendësueshme edhe për familjen e tij politike Partine Demokratike dhe demokratet shqiptarë.

“Dielli nuk lindi sot peër të rrallin Xhevdet Ferri!
Të dashur miq, Xhevdet Ferri, njeri nga artistët me të shquar dhe me të dashur të filmit dhe teatrit të Shqipërisë mbylli dje sytë përgjithmone. Xhevdet Ferri, që në vitet e rinisë do të hynte ne skenën e filmit dhe theatrit më i talentuari një super yll i brezit të tij. Me interpretimet e tij në dhjetra e dhjetra role ai me talentin e tij dhe virtutet arriti të fitonte emrin e mirë të një artisti të madh dhe të dashur e të respektuar nga publiku shqiptar.
Xhevdeti u nda nga jeta para kohe, për moshën e artit ai iku i ri kulme dhe lartësi të reja ishin horizonti që prisnin ate dhe filmin shqiptar. Por ai iku i pavdekshëm sepse do të jetojë e shndërrise përjetë me veprat që la.
Pasardhes i një familje me emer e të shquar për Kosovën dhe mbarë kombin ai me dinjitet të madh do mbartë vlerat e saj. Për familjen, miqtë, të afermit por edhe për artin, kulturën tone ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit është një zi e rënde, humbje e madhe e pakompensueshme.
Por e tillë është kjo humbje për familjen e tij politike, Partinë Demokratike dhe demokratet shqiptar që kishin tek Xhevdeti një personalitet, ligjevënës që ju dha emër dhe nder.
Duke shprehur ngushellimet me të ndjera familjes tij të nderuar, ju ftoj të dashur miq si mirënjohje e thellë ndaj Xhevdet Ferrit t’i lutemi Zotit që shpirti i tij i mirë të prehet ne paqe. Ngushëllime”, shkruan Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  Skandal/ Zyrtarja e Ramës urdhëron punëtorët e Bashkisë të rikonstruktojnë banesën e prindërve të Agaçit

LEXO EDHE:  Foto/ Kjo është një nga arat e kanabisit të Saimir Tahirit

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  Foto/ Kjo është një nga arat e kanabisit të Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  “Rama si Enver Hoxha”/ Berisha: Urren veri e Kosovë

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE