Connect with Us

“Fiks Fare” sjell pas tërmetin/ Përlotet babai: Fëmijët më flenë në çadër, gruan e kam për të lindur

Denoncim

“Fiks Fare” sjell pas tërmetin/ Përlotet babai: Fëmijët më flenë në çadër, gruan e kam për të lindur

Publikuar

-

Në zonat rurale të Tiranës, dëmet nga tërmeti janë të konsiderueshme. Shumë familje kanë mbetur ende jashtë banesave dhe jetojnë akoma në çadra verore, edhe pse temperaturat kanë filluar të shkojnë në minus. Në zonën e Ndroqit shumë banesa janë ende të pavlerësuara nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Fondet e dhëna për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i shtatorit shumë familje i kanë refuzuar. Ndërkohë nuk është bërë akoma vlerësimi për dëmet e tërmetit të nëntorit.

“Fiks Fare” ishte në zonën e Ndroqit në Tiranë ku rreth 120 familje kanë mbetur në qiell të hapur që prej tërmetit të shtatorit. Rreth 10 prej tyre kanë kërkuar bonus qiraje, por nuk u është miratuar. Shumë prej tyre jetojnë në çadra verore të përshtatura për këto ditë të ftohta dimri. Disa familje kanë refuzuar të marrin dëmshpërblimin për tërmetin e shtatorit, pasi pagesa nuk mbulon dot as çerekun e dëmeve që mund të kenë banesat e tyre.

Në lagjen e re Ndroq, jetojnë nën të njëjtin kulm tre vëllezër të familjes Elezi. Ana e shtëpisë të njërit prej tyre në vitin 2013 ish shpallur e pabanueshme, pasi kishte pësuar rrëshqitje dheu. Në atë kohë kjo familje, edhe pse në trung me dy të tjera, pra nën një çati kishin marrë mbi 10 milion lekë për rindërtim. Sipas nuses së shtëpisë me dëmet e tërmetit të nëntorit nuk i takon më asnjë lekë, madje nuk u kanë plotësuar as dosjen, pasi nuk lejohet të marrësh dy herë dëmshpërblim për të njëjtën banesë. Ndërkohë që dy vëllezërit e tjerë, që janë nën të njëjtën çati e themel , u është plotësuar dosja dhe pritet të marrin dëmshpërblim nga tërmeti.

Valbona Bulku, nga e njëjta lagje tregon se për ta rregulluar shtëpinë pas tërmeti të shtatorit kishin shpenzuar 6 milion lekë, të marra kredi dhe borxh nga familjarët. Shtëpi që ka dalë e pabanueshme me tërmetin e dytë, ndërsa me të parin është vlerësuar më pak se 2 milion lekë. Frika ka bërë që të mos jetojnë më aty, pasi sipas saj ekspertët që kanë vlerësuar shtëpinë nuk e kanë lënë me shkrim që banesa është e sigurtë.

Të lindësh në çadër verore, e të jetosh aty mes mjerimit me katër fëmijë. Kjo është historia e një nëne e cila deri një ditë para se te lindte fëmijën e katërt priste dru tek toka për të mbajtur fëmijët ngrohtë në çadër.

LEXO EDHE:  Fiks Fare nis sezonin e ri/Surprizat e këtij viti

Bashkë me tre fëmijët e saj, nëna jeton në një, çadër verore, e cila është përshtatur në ditë dimri me një sobë brenda. Aty flinte nëna shtatëzanë në muajin e nëntë, me tre fëmijë të vegjël edhe vjehrrin. Burri fle në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti. Ata janë në gjendje të mjeruar, dhe jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike. Në tërmetin e parë shtëpia e tyre, doli e pabanueshme dhe u dhanë vetëm 900 mijë lekë të vjetra. Lekë të cilat kanë refuzuar që t’i marrin pasi nuk mund të rregullojnë dot asgjë me aq pak lekë. Babai i fëmijëve tregon mes lotësh që i refuzuan ato lekë, pasi nuk u dilnin për asnjë gjë. “Shtëpia nuk mund të rindërtohet me aq lekë” shton ai.

Nëna e fëmijëve të cilën e gjetëm me sharrën e hedhur në kurriz, duke ardhur bashkë me fëmijët dhe të shoqin nga toka, ku kishën bërë pak dru, mbytet në lot kur mendon se nesër do t’i duhet të sjellë foshnjën në çadër. Ajo tregon se shumë të afërm i kanë thënë që ta lërë foshnjën në spital, por ajo tregon se nuk mundet kurrë të ndajë fëmijët e saj pavarësisht kushteve.

Në një intervistë për Fiksin një nga specialistet e zyrës së urbanistikës Ndroq u shpreh se në çadra janë rreth 120 familje, shumica e çadrave janë verore. Deri tani akoma nuk ka përfunduar shpërndarja e fondeve nga tërmeti i parë, dhe akoma nuk është bërë vlerësimi për tërmetin e dytë edhe pse kanë më shumë se dy javë që i kanë bërë kërkesë Inspektoriatit të Ndërtimit për të vlerësuar nëse banesat janë të banueshme apo jo. Ata vet, nuk kanë staf që të bëjnë të tilla vlerësime. Për asnjë nga këto familje nuk është miratuar bonus qiraje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon”Stop”/Avokatja e Otrantos vjedh paratë e viktimave dhe kërcënon të afërmit e tyre!

Publikuar

-

Nga

28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije “Katëri i Radës”, u nis nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija “Sibila” përplasi anijen “Kateri i Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare nis sezonin e ri/Surprizat e këtij viti

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ Spitali i Shkodrës nuk përpunon mbetjet spitalore

Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.

Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Vdiq se i ra vetrata e xhamit në kokë/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin, kërcënon familjarët

Publikuar

-

Nga

Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

LEXO EDHE:  Meta: Të bashkojmë energjitë për të drejtat e fëmijëve

LEXO EDHE:  “11 vite pa ty me karrigen bosh”/ Sara Hoxha kujton babain e ndjerë dhe prek me dedikimin

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas,  Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu  debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kaos dhe vjedhje në Drejtorinë e Doganave/ Denoncohen abuzimet”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaosin e krijuar në dogana.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është në kaos.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, ngrihen akuza se po bëhen emërime pa kriter për kryetarë doganash, përgjegjësa sektori dhe specialistë. Sipas tij, ata vijnë nga rruga pa asnjë lloj konkurimi dhe e thonë hapur që i ka sjellë partia.

Ish-lideri i deemokratëve thotë se në këtë institucion bëhen vjedhje nafte, korrupsion dhe çdo lloj mëkati.

“4 muaj pa shef departamenti, a e kupton se çfarë gjendje është dogana? Jam një ndër punonjësit më të vjetër, por më vjen turp të pranoj këto abuzime. Institucion pa zyra pasi na kanë çuar në 3 vende të ndryshme që narkopartia të kapte 3 tendera të ndryshëm dhe ajo më e rëndësishmja është që të gjithë këta mafiozë morën dhe shpërblim për vit të ri duke abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit. Janë të pashpirt, në momentin që vendi ndodhet në situatën më të keqe pas tërmetit të 26 nëntorit, këta drejtuesa shpërblejnë veten e tyre. Ju lutem na ndihmoni sepse çdo ditë po bëhet më keq”, theksohet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE