Connect with Us

“Dy fjalë për ty njeriu i të gjithëve”/ Nora Malaj për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit

Sociale

“Dy fjalë për ty njeriu i të gjithëve”/ Nora Malaj për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit

Publikuar

-

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohëshme nga jeta të aktorit të njohur Xhevdet Ferri.

Dy fjalë për ty njeriu i të gjithëve!

Mos – thashë , kur mora vesh se dhe Xhevdeti( Xhoda) , siç miqtë i thërrisnin , kishte marrë rrugëtimin drejt botës së amshuar!
Dy lot më rrodhën faqeve dhe nuk doja ta pranoja që ky rrugëtim i fundëm filloi kaq shpejtë për të !
Iku dhe një tjetër mik, i të gjithëve , nga ky vend , nga kjo botë, por ai nuk iku si emigrant , për ta lënë vendin e tij përkohësisht e për t’u rikthyer, po iku pa kthim, por la prapa shumë vepra artistike e shumë filma , për të qenë përherë i kujtuar ndërmjet nesh.
Për mua personalisht, ishte një mik me vlerë ai dhe e mira Rozeta, bashkeshortja e tij , që sot në ditën e pikëllimit, ndjen se gjysma tjetër e saj, nuk do të jetë më fizikisht, po do të jetë realisht me shpirtin e tij prane, si një engjell mbrojtës, për të qenë prezentë e për të rrezatuar energji pozitive , sa herë ajo dhe fëmijtë do të kenë nevoje për kujtimin e babait, bashkëshortit dhe njeriut të mirë!
Ee ,nuk do të dëshiroja që Janari i 2020 të fillonte kështu, pasi brenda vetes dua të besoj që ky fillimviti i dekadës së re, do të jetë ndryshe??!! Po nuk gjenka e thënë! Kontrata që ka bërë jeta me vdekjen është shume sfidante e nuk pyet, as për moshë, as për emër , po kur ore bie, udhëtimi për në botën tjeter nis!
Kështu ishte dhe për Xhodën tonë, për njeriun e mirë, aktorin e madh dhe deputetin me vlera që i sherbeu vendit, familjes dhe shoqërisë me çdo gjë që kishte!
E sonte ai do të prehet në tokën amë erëmirë dhe shpirti i tij i lirë , do të fluturojë drejt parajsës , duke na thënë se jeta në tokë është e perkohshme , ndaj bëni veç të mira .
Lindim, rritemi, krijojmê familje dhe ikim nga kjo botë.. Të qoftë rruga drejt Parajsës e lehtë dhe shpirti yt u prehtë në paqe. , o njeriu me vlera , Xhevdet Ferri!
Ne të gjithë do na mungosh , do ta ndjemë mallin e ikjes dhe lotët do na të na shkasin faqeve , se një njeri i mirë, një mik i shtrenjtë iku e na la , për të vazhduar ne, misionin për ta bërë njerëzimin më të mirë .
Lamtumirë Xhoda i mire, miku i te gjitheve! Zoti të pranoftë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  Aktori i famshëm reagon mbi ngacmimet seksuale/ ‘Janë gjueti shtrigash’ 

LEXO EDHE:  Edi Rama SERB/ Sozi nr 2 i Kryeministrit

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 11 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Në dashuri mund të ketë tensione, për shkak se do të ketë largime dhe rimendime. Ndërsa në punë duhet ti zgjidhni gjërat e mbetura pezull sa më parë, në mënyrë që të jeni më të qetë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Duhet të mësoni që ti lini ndjenjat të lira dhe të mos keni frikë që të hidheni në lojë në dashuri. Në punë, ka mundësi të mira të cilat duhen kapur fluturimthi.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo e martë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Bëni mirë që të shmangni diskutimet dhe më mirë ti shmangni sqarimet për më vonë. Në punë, gjërat do të nisin që të ecin më mirë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Gjatë këtyre ditëve keni qenë shumë pasionant. Ndërkohë, jeni edhe disi gjaknxehtë, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet, sidomos në dashuri. Në punë, janë ditë gjatë të cilave duhet të mbyllni ndonjë marrëveshje.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një ditë e mbushur me tension, por mos u përfshini nga ankthi, pasi rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë, nuk keni dëshirë për të bërë debate të kota, ndaj bëni mirë që ti bëni disa gjëra të qarta që në fillim.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
E marta do të jetë mjaft interesante sa i takon dashurisë, ku çiftet stabël, mund të bëjnë projekte të rëndësishme. Në punë, mundohuni që të shikoni drejt së ardhmes, duke shmangur pozicionet e rënduara.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri do të ketë një sërë problemesh, por shumë shpejtë Hëna në shenjë do ju ndihmojë që t’i zgjidhni sa më shpejtë. Në punë, do të keni pakënaqësi të shumta, por ndërkohë do të ndiheni më të fortë për të rikuperuar terren.

LEXO EDHE:  Deputetja e LSI: Jemi forcë e parë nga fundi

LEXO EDHE:  Pas Monica Bellucci-t, aktori i njohur do të martohet me modelen 30 vite më të vogël

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku duhet të lini veten të lirë në dashuri. Ndoshta eksperiencat e së kaluarës ju kanë bërë mosbesues, por tashmë ka ardhur momenti që të shihni drejt së ardhmes.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju pret një ditë e ngarkuar me stres dhe tension. Në dashuri janë mjaft të favorizuara afrimet. Ndërsa në punë, keni pasur një sërë idesh të mira, por shpesh nuk keni mjaftueshëm të ardhura për ti realizuar.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në dashuri, si dhe të masni fjalët. Bëni mirë që të shmangni tensionet. Në punë mund të përballeni me një problem, ndaj para se të flisni reflektoni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Venusi do të jetë në anën tuaj dhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Parashikohen takime speciale për ata që janë vetëm, ndaj përfitoni nga ndikimi i yjeve, për të mos ndjenjur të mbyllur. Bëni kujdes me financat, pasi ka shumë shpenzime.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Duhet të jeni më pak të tensionuar gjatë kësaj dite, pasi rrezikoni që në vend të diplomacisë të veproni me kokëfortësi. Për ata që janë vetëm, takimet janë mjaft të favorshme. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe do arrini që të dilni të suksesshëm.

LEXO TE PLOTE