Connect with Us

Deklarata e fortë e Ngjelës/ SPAK ka gjetur paratë e politikanëve në offshore

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ SPAK ka gjetur paratë e politikanëve në offshore

Publikuar

-

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar marrëveshjen e Reformës Zgjedhore mes PS -PD.

I ftuar në studion e TV “Abc News”,  Ngjela u shpreh se marrëveshja e arritur mes palëve politike nuk ka lidhje me drejtësinë. Ndërsa bëri dhe një deklaratë të fortë tha se SPAK u ka gjetur poitikanëve  e pushtetarëve paratë e korrupsionit të depozituara në bankat offshore.

“Marrëveshjet nuk janë puthje, bëhen gjithmonë për një të përbashkët. Gabimi politik i Bashës a korrigjohet me këtë apo jo?! Ku shkove, asgjëkundi, ku u ktheve, aty ku ishe. Të zhgënjyer dhe të mashtuar kanë dalë përkrahësit të cilët mendonin se lëvizja bëhej për të rrëzuar qeverinë. Nuk e bllokuan dot Reformën në Drejtësi. SPAK doli, me shumë vështirësi, por doli. Zgjedhjet nuk mund të jenë para 2021, sepse ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë zgjedhje pa Reformë në Drejtësi. Po të kishte pushtet gjyqësor Shqipëria, asnjëri nuk do të ishte në politikë. Këta kanë bllokuar sistemin me forcën e tyre sepse nuk lejojnë zgjedhje të lira.

Byroja Kombëtare do ti nxjerrë të gjitha. Nuk e bllokojnë dot SPAK-un, nuk janë profesionistë, lind problemi se çfarë do të bëjë SPAK?! Ka një angazhim denoncimesh që nuk janë në optikën e institucioneve. Gjithçka do varet nga denoncimet, duhet të presim kur të fillojë gjetja e parave të korrupsionit në bankat offshore. Sipas të dhënava të mia i kanë gjetur… Kemi një mori të madhe ngjarjesh që presin”, tha Ngjella.

Duke folur më tej, Ngjela theksoi se gjithë të vjetrit në PD janë kundër Bashës.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

Ndërrimin e sistemit nuk e bëjnë sepse nuk dalin dot me lista të hapura, se kanë konflikte brenda partive. Gjithë të vjetrit e PD-së janë kundër Bashës. Edhe Rama e ka më keq me të vjetrit. Këta mendojnë se nuk na duhen armiqtë, por në rast se hapen listat atëherë fillon karriera politike. Gjithë strukturat janë të vjetra, liderit janë të rinj. Nuk dalin kundër partisë. Këta janë me partinë dhe rrëzojnë kryetarin, tremben sepse e dinë sa e kanë popullaritetin brenda vetes, këta kanë vetëm pushtetin, ndërsa listat e hapura janë më të rrezikshme”, u shpreh më tej avokati”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tirana feston 100 vjetorin si kryeqytet/ Qytetarët në betejë për të fituar ujin e pijshëm”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë 100 vjetor Tirana gjendet në një betejë për të ruajtur identitetin e saj, historinë e saj, dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas Zhupës, Tirana është në betejë për të fituar ujin e pijshëm, rrugët cilësore, kopshtet dhe shkollat sigurta.

“Tirana dhe ne qytetaret e saj duhet t’i fitojmë këto beteja, për të ardhmen, për të na gjetur përvjetoret e tjera me një Tiranë metropol europian në çdo aspekt! Ky është urimi im për Tiranën!
Gëzuar 100 vjetorin Tirana ku u linda, u rrita, ku linda dhe do rris fëmijën tim”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“BE të mbajë premtimin”/ Komisioneri Varhelyi: Nëse s’hapen negociatat në pranverë Ballkani në rrezik

Publikuar

-

Nga

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë prezantimit të metodologjisë së re për integrimin, deklaroi në Parlamentin Europian se procesi duhet të jetë i besueshëm.

Ai kërkoi që procesi të jetë i parashikueshëm për të dy palët, në mënyrë që vendet kandidate të kenë qartësi për kushtet që duhet të plotësojnë dhe ndikimin.

Varhelyi kërkoi që BE të mbajë premtimin dhe t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në pranverë, pasi theksoi se në të kundërt rrezikohet Ballkani Perëndimor.

“Ne kemi nevojë për stimuj të qartë dhe të prekshëm për të inkurajuar reformat. Komisioni qëndron në rekomandimet për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe shpresojmë që këto të mund të hapen para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb. Të dy vendet kanë dhënë atë që u kërkuan.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

LEXO EDHE:  Departamenti i Kultures ne PD denoncon tenderin e TOB

Gjatë vizitave të mia të fundit në Shkup dhe Tiranë, nënvizova rëndësinë e reformave dhe kërkova që zbatimi i tyre të vazhdojë. Të dy vendet janë angazhuar në përpjekje të mëtejshme për reformat. Në të njëjtën kohë për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin. Ne gjithashtu do të rrezikonim ndërhyrjen nga aktorët e vendeve të tretë dhe të tjerët” deklaroi komisioneri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj akuza Ramës për paketën Anti-KÇK/ “Përdoret për shantazh ndaj grupeve kriminale”

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj thotë se paketa Anti-KÇK është shantazh i kryeministrit Edi Rama për grupet kriminale.

Alibeaj pretendon se Rama po i shantazhon ata për t’i përdorur në zgjedhjet e ardhshme.

“Qeveri tani dhe ish-qeveria më pas duhet të ishte lënda e parë e SPAK-ut. Por me këtë Anti-KCK-në e ka eklipsuar SPAK-un, sepse kanë krijuar institucione të tilla që në një grup njerëzish futen brenda edhe prokurori i përgjithshëm dhe kreu i SPAK, që drejtohen nga ministri i Brendshëm dhe japin llogari te kryeministri.  Do u hedhë hi syve shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, do të mbushë statistikat tani që jemi në prag të çeljes së negociatave. Ky është shantazh ndaj grupeve kriminale për t’i përdorur nesër”, u shpreh ai në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

LEXO EDHE:  U akuzua si deputet i Shullazit/ Reagon Jurgis Çyrbja

LEXO EDHE:  Ish-ministri i PD: Rikthimi i Berishës nuk është zgjidhja

Sipas tij, mesazhi i kryeministrit për grupet kriminale është: “Po ju sekuestroj pasurinë do të përdoreni sikur unë di në zgjedhje për të përsëritur përsëritjen e krimit në procese elektorale përndryshe pasuritë tuaja do të mbeten të bllokuara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE