LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i dy diplomatëve iranianë/ Reagon SHBA

17 Janar 2020, 10:39, Politikë CNA
Dëbimi i dy diplomatëve iranianë/ Reagon SHBA

SHBA ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare, për të dëbuar dy diplomatë iranianë.

Në një postim në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA, është publikuar mesazhi i zëdhënëses së DASH, Morgan Ortagus, e cila thotë se SHBA përgëzon qeverinë shqiptare për këtë vendim.

Po ashtu, në mesazh theksohet se regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste.

“Ne përgëzojmë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy të ashtuquajtur diplomatë iranianë. Regjimi i Iranit vazhdon të përdorë mjetet e tij diplomatike në Europë dhe vende të tjera, si maskim për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe përgjuar iranianët që jetojnë jashtë vendit të tyre.” ? shprehet Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus./ CNA.al

Lajmet e fundit nga