Connect with Us

Dalin faktet/ Diskreditohet përfundimisht sindikata me 4 veta e Arlind Qorrit

Denoncim

Dalin faktet/ Diskreditohet përfundimisht sindikata me 4 veta e Arlind Qorrit

Publikuar

-

Sindikata e krijuar nga Organizata Politike e Arlind Qorrit në Bulqizë, pas tymnajës që u përpoq të krijonte, pasi u ndesh me faktet, duket se ka marrë një goditje të rëndë që ja shkërrmoq themelet.

Disa të dhëna të publikuara nga Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë pavarësisht se deri diku ishin konfidenciale, kanë nxjerrë në dritë një të vërtetë të domosdoshme: që minatorët në njërën prej minierave të Bulqizës, konkretisht atë të menaxhuar nga kompania më e madhe AlbChrome atje, nuk ishin të paguar si skllevër si pretendonte sindikata e re e themeluar nga Arlind Qorri, për në një mënyrë mëse dinjitoze.

Ja faktet qe i diskredituan përfundimisht sindikatën e Arlind Qorrit, të vënë në veprim përmes ish-minatorit Elton Debreshi:

Sindikata e re deklaronte se minatoët e AlbChrome paguheshin si skllevër me vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

1 – Por rrogat e 8 minatorëve të bëra publike, përfshi edhe 4 minatorët e larguar për thyerje disipline nga AlbChrome, treguan një realitet krejt ndryshe.

Behar Gjimi, Beqir Duriçi dhe Ali Gjeta, janë paguar përkatësisht gjatë 4 viteve të fundit, mesatrisht  nga 1 milionë deri ën thuajse 800 mijë lekë në muaj secili, ndërsa kryetari i sindikatës së tyre, Elton Debreshi, gjatë katër viteve të fundit ka marrë një pagë mestare mujore prej thuajse 1.2 milionë lekësh në muaj. Këto prova mund t’i shihni në fotot bashkëngjitur të borderove të tyre. Po flasim për fakte, jo për “lloqe Kavaje”, nga ato që llomotit prej disa mujash Qorri.

Sindikata e Qorrit akuzonte se Debreshi ishte larguar nga AlbChrome sepse kishte kirjuar një sindikatë të re në nëntor.

2 – Por sikurse duket nga dokumenti më poshtë, Debreshi kishte firmosur që në prill 2019 parlajmërimin për pushim nga puna për thyerje disipline dhe kishte nënshkruar gjithashtu se i merrte parasysh pasojat e përsëritjes së një gjëje të tillë, që do të sillte largimin e tij automatik nga vendi i punës. Në Prill 2019 nuk dihej asgjë për krijimin e sindikatës së Debreshit, që ju prezantua publikut vetëm në nëntor, kurse AlbChromit zyrtarisht, me anë të një shkrese për njohje vetëm më 16 dhjetor 2019.

Pasi ra kauza  sindikatës së Qorrit që pretendonte se minatorët paguheshin dhe trajtoheshin si skllevër, kjo sindiklatë akuzoi se Federata Sindikale e Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë kishte publikuar pagat e minatorëve më të kualifikuar, ndaj pagat dilnin aq të larta, dhe vijoi duke thënë se nëse publikoheshin pagat e një vagonisti apo punëtori më të thjeshtë, ata premtuan se aty do të gjendej skllavëria. Sindikata e Qorrit në këtë rast bëri një autogol, sepse publikoi një bordero minatorësh të muajit dhjetor, ku këta të fundit nuk i kishin të plota ditët e punës.

LEXO EDHE:  Ahmetaj përgënjeshtron opozitën për fondet pas tërmetit/ Nuk cënohen pagat dhe pensionet

3- Në fakt, minatorë që kishin 16 apo 17 ditë pune, dilte se ishin paguar mbi 500 mijë lekë në muaj. Në këtë rast ata ranë me këmbët e tyre në grackë, sepse pranuan vetë se nuk ka asnjë minator, qoftë dhe prapavije që të paguhet 300 mijë lekë si skllav.

Natyrisht që rrogat gjithmonë mund të jenë më të mira, por në krahasim me 36 minierat e tjera në Buqlizë, nga një vëzhgim që bëmë, del se te AlbChrome pagat janë 30% më të larta dhe këtë gjë secili nga të interesuarit mund ta gjejë te deklarimet që bëjnë vetë kompanitë në organet kompetente dhe 30% pagë më e lartë në një vend si Shqipëria është diferencë e skajshme.

Gjithashtu, asnjë kompani tjetër në Bulqizë nuk jep pagë të 13-të, apo shpërblim për 8 marsin dhe për festa të tjera fetare, sikurse AlbChrome, kjo nga vetë dëshmitë e minatorëve që punojnë aty.

Për investimet që e rrisin jetëgjatesinë e minieres për 20 vjet nuk po flasim, sepse ato i pranojnë dhe vetë minatorët e sindikatës fallco të Arlind Qorrit.

Qartazi, nga këto fakte del se në Bulqizë nuk ka një problem sindikatash, por një përpjekje e Arlind Qorrit për të vënën nën kontroll këtë minierë për interesa të mafias së kromit, ashtu si është quajtur gjithnjë. Kjo kuptohet dukshëm edhe nga fakti sepse ai po mundohet të godasë të vetmen kompani në Bulqizë, e cila ka prej vitesh marrëdhenie me një sindikatë, ndërkohë që nuk i ndihet zëri për 36 kompanitë e tjera ku nuk ka as edhe një sindikatë të vetme.

Së shpejti do të publikojmë me fakte se sa anëtarë ka zyrtarisht me vete sindikata e Qorrit dhe ai do të jetë diskreditimi final për të.

Ato portale që ranë në grackën e Arlind Qorrit, me pak investigim mund të kishin gjetur dhe zbuluar këto fakte dhe jo ti merrnin deklaratat e Arlind Qorrit si e vetmja e vërtetë.

Lufta ndaj komunistëve të paguar dhe korruptuar vazhdon…..

 

Mashtrimi i sindikatës së Arlind Qorrit me pagat


Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit

Paga e konsiderueshme e minatorëve të sindikatës së Qorrit

Paga e një vagonisti dhe një punëtori papavijë  që i bëjnë me fakte qesharake

Paga e Behar Gjimi, i mirëpaguar

Paga e lartë e një minatori të thjeshtë të Albchrome

Paga e majme e Elton Debreshit

Paga e një tjetër sindikalisti të Qorrit ku tregon se ishte i mirëpaguar

 

 

Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje

Paralajmërimi ku Debreshi firmos marrjen në dijeni për pasojat nëse vazhdon shkelje

Shkresa ku Inspektoriati i Punës thotë se nuk gjeti asnjë shkelje të kompanisë Albchrome në shkarkimin e katër minatorëve qe thyen disiplinën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncon”Stop”/Avokatja e Otrantos vjedh paratë e viktimave dhe kërcënon të afërmit e tyre!

Publikuar

-

Nga

28 marsi 1997 është një datë që nuk harrohet për popullin shqiptar. Një anije “Katëri i Radës”, u nis nga Vlora për në Brindizi me 115 persona, fëmijë, gra e burra, që ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë. Anija shqiptare u ndoq nga dy anije ushtarake të flotës italiane, sapo kishte dalë në ujrat ndërkombtare dhe anija “Sibila” përplasi anijen “Kateri i Radës”, duke shkaktuar një tragjedi me 81 të mbytur, 24 prej të cilëve nuk iu gjet trupi kurrë.

LEXO EDHE:  Pagat e eurodeputetëve, diferencime të mëdha/ Kryesojnë italianët

LEXO EDHE:  Pagat e ulëta/ Shqiptarët më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

Sot në “Stop”vijnë 5 dëshmi ekskluzive të të afërmve të viktimave. 5 vjet më pas përfundoi cështja penale për këtë tragjedi, por ende sot, të afërmit e viktimave nuk kanë marrë paratë për shpirtrat e humbur.

Avokatja Natasha Shehu ka mashtruar qytetarët fatkeqë, duke u marrë paratë së bashku me bashkëshortin e saj, e duke i kërcënuar ata me lloj-lloj formash.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Vdiq se i ra vetrata e xhamit në kokë/ Prokurori prej 2 vitesh zvarrit hetimin, kërcënon familjarët

Publikuar

-

Nga

Rreth dy vjet më parë, në mars të 2018, 67 vjeçari Ramadan Kaçaj, nga Vlora, humb jetën, pasi gjatë një ere të fortë, duke ecur në trotuar, i bie në kokë një vetratë xhami e vendosur në katin e dytë të një pallati në lagjen 28 Nëntori. Pas një ore, i moshuari humb jetën në spital. Prokuroria pas kësaj ngjarje nis një hetim. Hetim që në mars bën plot dy vjet që ka filluar, por që ende nuk ka asnjë autor apo të ndaluar. Prokurori i çështjes Kledjan Llaho, mendohet se ka zvarritur hetimin. Pretendimi i tij është ngarkesa me dosje. Madje ai shprehet se për shkak të kësaj ngarkese po i dalin njerëzit nga burgu.

Bashkëshortja dhe djali i viktimës, duke parë neglizhencën e prokurorisë në hetimin e kësaj çështje ju drejtuan emisionit Fiks Fare. Sipas tyre prokuroria nuk ka seksuestruar as provën materiale, vetratën apo videon e ngjarjes. Videon e kanë gjetur vet familjarët dhe ja kanë dhënë prokurorit dhe avokatit, por këta të dy sot, ja hedhin fajin njëri-tjetrit. Gjithashtu gruaja është në gjendje shumë të keqe ekonomike, pasi bashkëshorti ishte i vetmi që punonte dhe sillte  të ardhura.

Djali i viktimës, Bledar Kaçaj ditën që ka ndodhur ngjarja, pasi është njoftuar nga të afërmit ka shkuar menjëherë  në vend dhe gjëja e parë që ka bërë pasi ka shtruar babain në spital, është të kërkonte të dinte se çfarë kishte ndodhur. Tek një biznes përballë pallatit, ai kishte marrë videon e aksidentit. Në këtë video duket qartë momenti kur vetrata mbi 4 metra e gjerë, bie mbi viktimën ndërkohë që ai po ecte në trotuar. Këtë video, djali ja ka treguar më pas, avokatit të tij dhe prokurorit. Avokati pretendon se me proceverbal, diskun e videos e ka dorëzuar në prokurori. Prokurori edhe pas kaq shumë kohësh thotë se nuk e ka këtë video edhe pse gjatë bisedës disa herë kundërshton veten në ato që thotë.

Akti i ekspertizës Mjeko-Ligjore

Prokurori çështjes në dy vjet, nuk ka ende në dosje aktin e ekspertizës mjeko-ligjore. Kur djali i viktimës, kërkon këtë akt tek prokurori, ky i fundit tek kërkon në dosje habitet dhe pretendon se spitali nuk ja paska sjellë aktin e ekspertizës. Sipas tij i duhet të bëj një tjetër kërkesë. Fiks Fare kontaktoi me mjekun i cili ka bërë ekspertizën. Sipas Dr .Blerim Peli, akti i ekspertizës i ka shkuar prokurorisë jo më larg se një muaj nga ngjarja. Shkresë kjo e dërguar zyrtarisht nëpërmjet postës.

Akti i Ekspertizës Teknike

Sipas prokurorit Llaho, asnjë ekspert në qytetin e Vlorës nuk ka pranuar që të bëj aktin e ekspertizës, pasi çështja është aksident me vdekje. Ai thotë se ata njihen me njëri- tjetrin dhe i vetmi që pranoi është një ekspert me mbiemrin Elezi. Por edhe ky ka kërkuar ndihmë pasi nuk e bën dot vetëm ekspertizën. Jo vetëm për shkak të çështjes delikate por edhe për faktin se pronarët e pallatit ku ka ndodhur ngjarje sipas prokurorit nuk i lejojnë të hyjnë në ndërtesë. Në këto kushte, prokurori ka kërkuar ekspertë nga Tirana. Ai thotë së njërën nga herët, eksperti Elezi ka mundur të hyjë në godinë fshehurazi dhe ka nxjerrë disa konkluzione. Sipas tij ka shkelje, pasi vidat që janë përdorur për të kapur vetratën janë dy herë më të vogla se vidat që duhet të ishin përdorur. “Aty shkelje ka, ai do shkoj në burg, por ti bëj durim” i shprehet prokurori në ballafaqim djalit të viktimës. Gjithashtu djali ballafaqohet edhe me avokatin e çështjes Edmond Demo. Ky i fundit i thotë që videon ja ka dorëzuar prokurorit, por ai me siguri do ta ketë humbur. Gjithashtu ai e pranon se asnjë ekspert nuk merr përsipër të bëj aktin e ekspertimit teknik, ndaj për këtë arsye i kishte kërkuar djemve të viktimës që ta gjenin vet një ekspert për të bërë aktin. Sipas tij, një shkelje tjetër e prokurorit, është fakti që vetrata nuk është sekuestruar nga prokuroria, por e ka akoma pronari.

LEXO EDHE:  Deputetët shqiptarë ankohen për pagat/ Por ja privilegjet që kanë

LEXO EDHE:  Pagat e ulëta/ Shqiptarët më të pakënaqurit e Europës me punën e tyre

Prokurori kërcënon djalin e viktimës “më ke prerë në besë”

Fiks Fare bashkë me djalin e viktimës u interesuan pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ku kontaktuan me prokurorin e çështjes. Gjatë ballafaqimit prokurori i kërkoi gazetarëve të dilnin jashtë, pasi ai nuk kishte detyrim që t’i jepte llogari apo informacion. Në momentin që hyjnë në prokrurori, gazetarja nuk u ndalua nga askush për të vajtur në zyrën e prokurorit bashkë me djalin. Sapo hyjnë në zyrë, ajo u prezantua si gazetare e Fiks Fare, por e gjithë kjo situatë irritoi prokurorin i cili menjëherë kërkoi të dilnin jashtë. Me insistimin e gazetares së Fiksit i vetmi justifikim që prokurori dha, ishte fakti që ishte shumë i ngarkuar duke i treguar pirgun e  dosjeve mbi tavolinë. Më pas,  Ai thërret rojen e sigurisë për të nxjerrë gazetaren bashkë me djalin jashtë. Këtu  debati degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Deri aty sa prokurori e kërcënoi djalin “Më ke prerë në besë, e di unë çdo të bëj”. E gjithë kjo vetëm se djali ishte ankuar tek Fiks Fare./Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kaos dhe vjedhje në Drejtorinë e Doganave/ Denoncohen abuzimet”

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vjedhjet dhe kaosin e krijuar në dogana.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha thotë se institucioni më i rëndësishëm në vend, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është në kaos.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, ngrihen akuza se po bëhen emërime pa kriter për kryetarë doganash, përgjegjësa sektori dhe specialistë. Sipas tij, ata vijnë nga rruga pa asnjë lloj konkurimi dhe e thonë hapur që i ka sjellë partia.

Ish-lideri i deemokratëve thotë se në këtë institucion bëhen vjedhje nafte, korrupsion dhe çdo lloj mëkati.

“4 muaj pa shef departamenti, a e kupton se çfarë gjendje është dogana? Jam një ndër punonjësit më të vjetër, por më vjen turp të pranoj këto abuzime. Institucion pa zyra pasi na kanë çuar në 3 vende të ndryshme që narkopartia të kapte 3 tendera të ndryshëm dhe ajo më e rëndësishmja është që të gjithë këta mafiozë morën dhe shpërblim për vit të ri duke abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit. Janë të pashpirt, në momentin që vendi ndodhet në situatën më të keqe pas tërmetit të 26 nëntorit, këta drejtuesa shpërblejnë veten e tyre. Ju lutem na ndihmoni sepse çdo ditë po bëhet më keq”, theksohet në mesazh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE