LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet” 47-vjeçari/ Dhunon barbarisht nënën e tij

17 Janar 2020, 11:09, Kronika CNA
“Çmendet” 47-vjeçari/ Dhunon barbarisht

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi LL.K., 47 vjeç banues në Berat.

?Specialistët e Seksionit për Dhunën në familje  në Drejtorinë  Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje,  bazuar në kallëzimin e nënës së shtetasit LL.K, e cila ka deklaruar se djali i saj, më mënyrë të vazhdueshme  ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj,  kanë organizuar punën dhe kanë arritur në një interval kohor të shkurtër arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dhunuesit të nënës  së tij shtetasit  LL.K. 47 vjeç, banues në Berat.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprën penale ?Dhuna në familje?.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga