Connect with Us

Biznesmeni Samir Mane i jep fund mjerimit të familjes Kurti në Bulqizë

Sociale

Biznesmeni Samir Mane i jep fund mjerimit të familjes Kurti në Bulqizë

Publikuar

-

Në nëntor të vitit 2019 emisioni “Fiks Fare” në bashkëpunim me “Fundjava Ndryshe”, sollën historinë e trishtë të familjes Kurti të cilët jetonin në kushte tejet të mjerueshme.

Shpëtimi, kryefamiljari nuk punonte, pasi fshati është shumë i thellë edhe nuk ka si t’i sigurojë të ardhurat. Kjo familje kishte 11 anëtarë, ndër të cilët 8 fëmijë. Tre djem të moshave 18, 15 dhe 3 vjeç. Dhe pesë vajza, të moshave 12, 10, 9, 3 dhe 2 vjeçe. Së bashku me familjen jeton edhe mamaja e Shpëtimit. Burimi i vetëm i të ardhurave është pensioni i të moshuarës, prej 90 mijë lekësh dhe ndihma ekonomike prej 109 mijë lekësh. Një nga vajzat ishte në kushte shumë të vështira shëndetësore. Pasi sipas prindërve kur ka lindur ka pasur një nishan te këmba, i cili sa ka ardhur dhe i është përkeqësuar. Kjo gjë ia ka vështirësuar ecjen dhe nëse i acarohet shumë i nxjerrë edhe gjak. Ajo e lyente vetëm me një krem, thjesht për ta qetësuar. Por, edhe ai i kishte mbaruar dhe nuk kishin mundësi për ta blerë.

Shtëpia në të cilën jetonin ishte skandaloze. E ndërtuar me anë të ndihmave vetëm me tulla, pa asnjë dritare apo derë. Fëmijët flinin në tokë dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur ishte një sobë me dru.

Por jeta e kësaj familje të madhe, që sot është shtuar edhe më një djalë ka ndryshuar rrënjësisht. Pas transmetimit të kronikës në “Fiks Fare”, vetëm dy ditë më vonë, presidenti i “Balfin Group”, Samir Mane, dhe një nga kompanitë e tij “Albchorme”, mori përsipër rindërtimin e kësaj banese. Mobilimin e saj si dhe çdo gjë të nevojshme për fëmijët, sidomos për përmirësimin e shëndetit të tyre.

I pranishëm në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re, në mënyre simbolike vajzës së vogël Rogerta, drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Albchrome”, z. Luan Saliaj u shpreh se kompania dha kontribut për rikonstruksionin e shtëpisë dhe mobilimin total të saj me të gjitha pajisjet e nevojshme. Falë kompanisë “SPAR Albania”, familja do të përfitojë pension mujor me ushqime për një periudhe 3 vjeçare. Gjithashtu vajza e sëmure, Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Z. Samir Mane.

LEXO EDHE:  "Ik mos të të fus ndonjë!" / Ja si u ekzekutua biznesmeni shqiptar në Greqi

“Nëse pas përfundimit të terapisë, mjekët vlerësojnë që vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, atëherë edhe në këtë rast të gjithë shpenzimet do të mbulohen nga “Grupi Balfin”, theksoi Saliaj.

I pranishëm ishte edhe Orgest Beti, përfaqësuesi i “Fundjava Ndryshe” i cili falenderoi grupin “Balfin” për gatishmërinë dhe gjithashtu theksoi faktin që i gjithë ky investim të përkthehet në një ndihmesë për përmirësimin e cilësisë jo vetëm të jetesës, por edhe arsimimit të fëmijëve të kësaj familje.

Shpëtimi, bashkëshortja e tij dhe fëmijët falenderuan Z. Saimir Mane, emisionin “Fiks Fare” dhe “Fundjava Ndryshe” për kontributin që dhanë në ndryshimin rrënjësor të jetës së tyre./ Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  Dhurimi i kompanisë shqiptare/ 170 fëmijët e kopshteve në Dibër e Bulqizë tani me kushte normale

LEXO EDHE:  Bulqizë, rritet numri i të prekurve nga helmimi/ Zbardhet dyshimi i mjekëve

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 11 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Në dashuri mund të ketë tensione, për shkak se do të ketë largime dhe rimendime. Ndërsa në punë duhet ti zgjidhni gjërat e mbetura pezull sa më parë, në mënyrë që të jeni më të qetë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Duhet të mësoni që ti lini ndjenjat të lira dhe të mos keni frikë që të hidheni në lojë në dashuri. Në punë, ka mundësi të mira të cilat duhen kapur fluturimthi.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kjo e martë do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Bëni mirë që të shmangni diskutimet dhe më mirë ti shmangni sqarimet për më vonë. Në punë, gjërat do të nisin që të ecin më mirë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Gjatë këtyre ditëve keni qenë shumë pasionant. Ndërkohë, jeni edhe disi gjaknxehtë, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet, sidomos në dashuri. Në punë, janë ditë gjatë të cilave duhet të mbyllni ndonjë marrëveshje.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Ju pret një ditë e mbushur me tension, por mos u përfshini nga ankthi, pasi rikuperimi nuk do të vonojë. Në punë, nuk keni dëshirë për të bërë debate të kota, ndaj bëni mirë që ti bëni disa gjëra të qarta që në fillim.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
E marta do të jetë mjaft interesante sa i takon dashurisë, ku çiftet stabël, mund të bëjnë projekte të rëndësishme. Në punë, mundohuni që të shikoni drejt së ardhmes, duke shmangur pozicionet e rënduara.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri do të ketë një sërë problemesh, por shumë shpejtë Hëna në shenjë do ju ndihmojë që t’i zgjidhni sa më shpejtë. Në punë, do të keni pakënaqësi të shumta, por ndërkohë do të ndiheni më të fortë për të rikuperuar terren.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri në Shijak/ Qëllohet makina e biznesmenit (Emri+Detajet)

LEXO EDHE:  Bulqizë, rritet numri i të prekurve nga helmimi/ Zbardhet dyshimi i mjekëve

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Hëna do të jetë në anën tuaj, ku duhet të lini veten të lirë në dashuri. Ndoshta eksperiencat e së kaluarës ju kanë bërë mosbesues, por tashmë ka ardhur momenti që të shihni drejt së ardhmes.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ju pret një ditë e ngarkuar me stres dhe tension. Në dashuri janë mjaft të favorizuara afrimet. Ndërsa në punë, keni pasur një sërë idesh të mira, por shpesh nuk keni mjaftueshëm të ardhura për ti realizuar.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Duhet të tregoheni më të kujdesshëm në dashuri, si dhe të masni fjalët. Bëni mirë që të shmangni tensionet. Në punë mund të përballeni me një problem, ndaj para se të flisni reflektoni.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Venusi do të jetë në anën tuaj dhe dashuria do të jetë mjaft e favorizuar. Parashikohen takime speciale për ata që janë vetëm, ndaj përfitoni nga ndikimi i yjeve, për të mos ndjenjur të mbyllur. Bëni kujdes me financat, pasi ka shumë shpenzime.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Duhet të jeni më pak të tensionuar gjatë kësaj dite, pasi rrezikoni që në vend të diplomacisë të veproni me kokëfortësi. Për ata që janë vetëm, takimet janë mjaft të favorshme. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe do arrini që të dilni të suksesshëm.

LEXO TE PLOTE