Connect with Us

Astrit Cerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferrit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

Kultura

Astrit Cerma mesazh prekës për shuarjen e Xhevdet Ferrit/ E vërteta e dhimbshme që tregon

Publikuar

-

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Mes shumë komenteve dhe reagimeve në rrjete sociale, mjaft prekës është edhe mesazhi i aktorit Astrit Cerma, një nga ikonat e artit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Cerma ndër të tjera shkruan se ky lajme ka tronditur, ndërsa shton se përmes postimeve të miqve të afërmve dhe kolegëve, njohu një “Xhotë”, sikurse quanin mes miqsh, me shumë dashuri.

“U largua Xhevdet Ferri..

Që në mëngjes ky lajm,sinqerisht më tronditi..
Desha të hidhia diçka në f.b. por…
Gjithmon i kam dashur dhe respektuar njeriun për ato veti e cilësi ku tek njeriu kam zbuluar njeriun.
Në këtë drejtim,të them të drejtën me Xhevdetin nuk kam mundur.. Sado që u përpoqa të kujtoj me Të,një ngjarje,një takim,një kafe,një përshëndetie,një fjalë, mjerisht,nuk munda e nuk munda.. Nuk munda sepse asnjëherë,siç duket,as rasti e as domosdoshmëria nuk na kan afruar pran njeri tjetrit.
Ndaj,heshta.

Heshta sepse, sidomos e sidomos në të tilla raste,po ti keni vëne re,mua nuk më ka pëlqyer dhe nuk më pëlqen të stampoj fjalë memoriale dhe të rendis statistika..
Unë nuk doja të shkruaj “diçka” për Xhevdetin artist, sepse si artist e njeh gjith Shqipëria e më tej,por..për Xhevdetin njeri,mik e shok,..Xhotën..siç e thërrisnin të dashurit e afërt të tij..
Ndaj..Heshta edhe ndoqa me vëmëndie ato çka shkruajtët dhe hodhët ju të dashur të njohur e të panjohur në f.b,për Xhotën. Lexova dhe..
Ai çuditërisht,falë jush,në këtë largim më erdhi tepër i afërt dhe tepër i dhimbshëm:
Me atë moshë..Me atë dashuri të parë e të fundit për gruan e tij..Për vajzën e ti..Për të dashurit e tij.kolegët,shokët dhe miqtë.. Për skenën dhe ekranin. Për spektatorin.. Për artin..”-shkruan Astrit Cerma.

Më tej, ai thekson se ajo çfarë e ngazëllei në shpirt, është se Xhevdet Ferri, tashmë është një “ish”, duke nënkuptuar se ai është shuar.

LEXO EDHE:  Republika e Re nis marshimin drejt fitores në çdo shesh të Shqipërisë

“Dhe..Pastaj më ngazëllyen thellë në shpirt ato “ishat” e nderuar deri në mallëngim:
I sh 59 vjeç…Ish Aktor i skenës e ekranit…Ish Drejtor i Teatrit… Ish Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë…Ish dekan i Fakultetit të Artit Dramatik…Ish intelektual i plotë..”.

Por, aktori Cerma rrëfen edhe një tjetër të vërtetë të dhimbshme, që është mungesa e vlerësimit që meritojnë ikonat e artit shqiptar, ndërsa shrkuan se “Dhe..Pastaj më therën thellë e më thellë në shpirt ato “ishat”.. për..tituj e ndere..për dekorata e medalie…që, çuditërisht, askurrkund nuk i pashë,nuk i dëgjova dhe nuk i lexova për ta shoqërua në përciellien e fundit këtë artisti brilant dhe durrsak të nderuar…
Lamtumir koleg..U prefshë në paqe Xhotë…

A.Çerma..”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  Një mesazh prej së vërteti!

LEXO EDHE:  Republika e Re nis marshimin drejt fitores në çdo shesh të Shqipërisë

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  Arti ju bën të jetoni më gjatë/ Çfarë zbuluan studiuesit britanikë

LEXO EDHE:  Arti ju bën të jetoni më gjatë/ Çfarë zbuluan studiuesit britanikë

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE