LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti/ Prokuroria kërkon burg për disa prej ish-zyrtarëve

17 Janar 2020, 14:14, Kronika CNA
Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti/ Prokuroria kërkon burg

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ?arrest me burg? për disa prej ish-zyrtarëve që u arrestuan në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ?arrest në burg? për Fatbardh Plakun, ish-kryetarin e komunës së Farkës dhe Besnik Fuçin, ish-kryetarin e komunës Kashar si dhe për Vjollca Hoxhallin.

Ndërkohë raportohet se për Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën ?arrest në shtëpi?.
Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 40 urdhër-arreste, ku mes te arrestuarve ka zyrtare, ish-zyrtare dhe ndertues./CNA.al

Lajmet e fundit nga