Connect with Us

Zjarri në Kavajë/ Fabrika e dyshekëve në pronësi të kryebashkiakut Krali

Kronika

Zjarri në Kavajë/ Fabrika e dyshekëve në pronësi të kryebashkiakut Krali

Publikuar

-

Zjarri i rënë mbrëmjen e sotme në një fabrikë dyshekësh në Kavajë ka shkaktuar panik për shkak të përmasave të mëdha.

Fabrika e prodhimit të dyshekëve, sipas Balkan Web, është në pronësi të kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit, në fabrikë kanë qenë disa punonjës, të cilët fatmirësisht kanë dalë nga godina pa lëndime.

Lënda që prodhohet për prodhimin e sfungjerit ka shkaktuar shpërthime të mëdha, duke vështirësuar kështu punën e forcave zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike, por policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

“Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale. Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i KLP-së kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij/ KPA vendos sot

Publikuar

-

Nga

Është mbajtur sot seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë proces Cani, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj Canit deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Hajdarit dhe Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe të dhënat e 3 të shumëkërkuarve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e 3 personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci. Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

LEXO EDHE:  Digjet një fabrikë dyshekësh në Kavajë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE