LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhje të parakohshme?/ Ngjela zbardh planin e errët të Ramës

16 Janar 2020, 13:17, Politikë CNA
Zgjedhje të parakohshme?/ Ngjela zbardh planin e errët të

Avokati Spartak Ngjela, ka dhënë alarmin se kryeministri Edi Rama po tenton të bllokojë SPAK-un.

Përveç Bashës edhe Rama, sipas Ngjelës është i trembur nga struktura antikorrupsion.

?Tani po kuptohet gjithashtu se, edhe Rama është i trembur. Nuk ka asnjë ide në llomotitjen e tij ditore. Por, në fakt, që të dy, Basha dhe Rama, janë të trembur nga SPAK-u. Shumë u munduan të dy, por nuk ia arritën ta bllokonin, edhe pse Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi.

Ndërkohë, ama, është duke ardhur ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara.
Edhe ambasadorja e re amerikane i ka trembur palët, sepse ajo tha prerë: “vij me përparësinë e kryerjes së reformës në drejtësi”?, ka shkruar Ngjela në rrjete sociale.

Ngjela shkon më tej, ndërsa shkruan se Rama ndërkohë po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë reformën në drejtësi.

?Prandaj e ka thërritur edhe konen e Partisë Demokratike. Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore!!!

Kot e keni. Pa mbaruar reforma në drejtësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri – ky është mendimi amerikan.

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën – ndërkombëtarëve. Priteni kur Rama t’ju thotë amerikanëve: “po të kërkojmë ndryshimin e sistemit, na ikën Partia Demokratike nga marrëveshja dhe tryeza e përbashkët”. Kurse amerikanët do të tallen me të, sigurisht?, ka shkruar ndër të tjera Ngjela./CNA.al

Lajmet e fundit nga