Connect with Us

Video-“Discover Albania”/ Të gjitha aventurat që iu presin në Shqipëri

Sociale

Video-“Discover Albania”/ Të gjitha aventurat që iu presin në Shqipëri

Publikuar

-

Me një kontribut gjithnjë në rritje, turizmi është dëshmuar si një burim i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës në shumë ekonomi.

Në vendin tonë, turizmi posedon potencial të theksuar për të ndikuar në rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Në veçanti, Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht për t’i përmbushur pritjet gjithnjë në rritje për një treg të qëndrueshëm turizmi, me orientim nga natyra dhe kultura.

Nisur nga kjo rëndësi e madhe që ka turizmi për ekonominë e vendit, Ministria e Turizmit ka prezantuar spotin për promovimin e Shqipërisë, për vitin 2020, “Discover Albania”.

Në spot përfshihet të gjitha llojet e argëtimit që mund të gjejnë turistët në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

Spoti promovon malet, liqenet, detet dhe kanionet, ku iu presin shumë aventura, por edhe qytetet ku mund të “takosh” historinë, si Kruja apo Berati.

Po ashtu, përveç eksperiencave unike në male apo dete, një tjetër aspekt i veçantë është edhe kushina tradicionale shqiptare.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i LSI sulmon Ramën/ Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë

LEXO EDHE:  Pavarësisht publicitetit, turizmi pëson vetëm 5.3% rritje

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Turizmi dhe Tërmeti/ Nëse nuk merren masa, pasojat do të jenë të mëdha

LEXO EDHE:  Rama transformon turizmin/ Fjala "fshat turistik" të zhduket nga fjalori

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

LEXO EDHE:  Qeveria vendos kalimin e sektorit të Turizmit te Ministria e Ekonomisë

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE