Connect with Us

Ulja në tryezë me mazhorancën/ Gazetari zbulon çfarë fshihet pas tradhëtisë së Bashës

Politikë

Ulja në tryezë me mazhorancën/ Gazetari zbulon çfarë fshihet pas tradhëtisë së Bashës

Publikuar

-

Gazetari Bledian Koka, teksa ka shprehur qëndrimin e tij kundër marrëveshjes së re të partive poltike, u shpreh se aksioni i opozitës nuk ka qenë në të vërtetë për Reformën Zgjedhore, por për tu kthyer në institucione.

 ‘Opozita nuk ishte këtu në një aksion, aksionin që mbështetem të gjithë, aksion për djegien e mandateve, aksioni për të mos u futur në zgjedhje që ishin mendime të forta, vendime të kontestuara nga i njëjti faktor ndërkombëtar i cili krejt papritur u bë i rëndësishëm për fatet e opozitës.

Unë mendoj se aksioni i opozitës nuk ka qenë një aksion për një reformë zgjedhore, apo një aksion për tu ulur me Damian Gjiknurin i kapur kokë e këmbë në atë që njihet si dosja 184. Ky është një aksion e opozitës për tu kthyer në institucione. Unë më shumë se një lojë të Ramës e kam parë si një eufori të panevojshme të opozitës.”, u shpreh Koka në emisionin “360 Gradë” ./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Publikuar

-

Nga

PD e Shkodrës ngre alarmin/ “Spitali i qytetit vatër infeksioni, qeveria po na neglizhon”

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka ngritur alarmin se spitali i këtij qyteti është kthyer në një vatër infeksioni.

PD e Shkodrës deklaron se bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar të ndjehet i pasigurtë.

Sipas demokratëve, qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qendrore dhe mungesën e tamponëve.



“Nëse një qytetar i thjeshtë, me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

LEXO EDHE:  “Njëri floriri, e tjetri Rruga e Kombit”/ Kryemadhit i “shpëton goja”, shigjeton Meten dhe Bashën

LEXO EDHE:  Incident në Shkodër/ Lulzim Basha kërcënon protestuesit

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë, e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka e thotë copë/ Rama përdor Bashën

LEXO EDHE:  “Gjynah për Shqipërinë dhe horrat që iu ndjekin nga pas”/ Demokratët i tregojnë vendin Bashës

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Publikuar

-

Nga

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza për qeverinë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Boçi deklaron se qeveria nuk ka asnjë strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi sipas tij Ministria është me pushime.

Demokrati thotë në një postim në rrjetet sociale se dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, ndërsa pretendon se shkollat nuk ofrojnë realizim të protokolleve shëndetësore.

“Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bankat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata. Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.



Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron. Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme. Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore. Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  “Njëri floriri, e tjetri Rruga e Kombit”/ Kryemadhit i “shpëton goja”, shigjeton Meten dhe Bashën

LEXO EDHE:  Incident në Shkodër/ Lulzim Basha kërcënon protestuesit

Ish-deputeti kërkon që të ngrihet sa më shpejt grupi i punës me specialistë të pedagogjisë dhe ekspertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase.

“Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës. Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë. E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim. Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria. Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!! Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!”, shkruan më tej Boçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE