LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shpallën “Non Grata”/ Dy diplomatët iranianë ende në Tiranë

16 Janar 2020, 17:20, Kronika CNA
U shpallën “Non Grata”/ Dy diplomatët iranianë ende

Ditën e djeshme, autoritetet shqiptare shpallën ?Non Grata? dy diplomatët iranianë Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Por një ditë pas këtij vendimi, Tv Klan raporton se iranianët kanë 72 orë afat për t?u larguar nga vendi jonë, pasi dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

Aktualisht, dy diplomatët ndodhen në Ambasadën iraniane në Tiranë dhe pritet të depërtohen.

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën ?Non Grata? për të njëjtën arsye./ CNA.al

Lajmet e fundit nga