Connect with Us

“U shokuam!”/ Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Sociale

“U shokuam!”/ Rajmonda Bulku: Xhevdet Ferri jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Publikuar

-

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri, të shumtë kanë qenë ata që kanë mbetur të shokuar nga kjo humbje e parakohëshme.

Në një lidhje për news 24, Rajmonda Bulku, ka treguar se e ka marrë vesh lajmin e hidhur teksa xhironte në skenë.

Më pas regjisores i ka ardhur një telefonatë dhe ajo tha ‘’çfarë, çfarë…’’. Nisi të thërriste dhe ne na ra në mënyrë shokante.

”Mendoja që do kalonte gjithçka dhe do e përballonte. Nuk di çfarë të them, ishte një gjë që pritej apo s’pritej. Na ra në mënyrë shokante. Kemi një jetë që kemi punuar. Më vjen shumë keq, nuk e di, mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai është bërë gjysh. Mendoja se ajo qënie që do të vinte në jetë mund ta tjetërsonte. Por jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Jemi të lodhur me vdekjet e bashkëkolegëve dhe jemi të lodhur, Ridvani tani Xhevdeti.

LEXO EDHE:  “Oh çfarë humbje”/ Aurela Gaçe për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: Legjendë e artit

Ishte një student i shkëlqyer me 10, serioz, skrupuloz, shumë i ditur, s’di c’të them. Cift i mrekullueshëm me Rozetën, familjar dhe dashuri e frikshme me të.

Aktor, partner, mik dhe burrë shumë i zgjuar. Kjo e veçonte Xhevdetin, nga të tjerët. Jemi pa fjalë.”- tha Rajmonda Bulku/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Adi Krasta i pikëlluar: Një largim sa i parakohshëm aq i padrejtë

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e aktorit Xhevdet Ferri/ Meta: Na la pas një trashëgimi të vyer

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  U nda sot nga jeta/ Kolegë dhe miq të pikëlluar për humbjen e parakohëshme të Xhevdet Ferrit

LEXO EDHE:  Rajmonda Bulku tregon si e përjetoi humbjen e Xhodës/ “Mbeta si memece”

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE