Connect with Us

Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

Politikë

Tryeza për Reformën Zgjedhore/ PD publikon qëndrimin e mbajtur në Këshillin Politik

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare arrin marrëveshjen me Bashën/ “Shpresë kundër denigrimit ekonomik”

Partia Demokratike ka publikuar qëndrimin që opozita e bashkuar ka mbajtur gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, i cili diskutoi mbi Reformën Zgjedhore.

PD kërkon që diskutimet mbi Reformën Zgjedhore të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Ata thonë se produkti i dakordësuar, duhet të miratohet pa ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në Seancë Plenare.

“Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dh,e më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik”, thuhet më tej në reagimin e demokratëve.

Sipas tyre, rekomandimet prioritare të raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojnë çështje themelore për standardet e zgjedhjeve janë shitblerja e votës, mosndëshkimi i krimeve zgjedhore, presioni mbi zgjedhësit, presioni mbi administratën, abuzimi me burimet shtetërore, liria e votës dhe sekreti i votës.

PD deklaron se përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje, sjellja politike e Policisë së Shtetit në zgjedhje, ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit, cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve, mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje, rinovimi i kartave të identitetit dhe listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave‎ dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile, cënojnë procesin zgjedhor.

Në të gjitha këto problematika, sipas demokratëve, e përbashkëta qëndron në mosveprimin nga ana e autoriteteve për të përmbushur detyrime ligjore pozitive ‎ose veprime në shkelje të ligjit që dëmtojnë zgjedhjet.

Problematikat, thonë demokratët nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik.

Opozita e Bashkuar është angazhuar për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

LEXO EDHE:   Situata politike/ Soreca zbarkon në selinë blu

“Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cënimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit. Ky është tashmë edhe një nga kushtet e Bundestagut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, nevojiten garanci shtesë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, thuhet në qëndrimin e PD.

Partia më e madhe opozitare, thekson se duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kjo pasi:“kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë Sigurinë Kombëtare”, thekson PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Zbulohet telegrami që kërkonte përjashtimin e PD-së në ‘91

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Një ditë pas marrëveshjes/ Këshilli Politik mblidhet sërish sot pasdite

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Publikuar

-

Nga

“Zgjedhjet në Shqipëri më keq se në Bjellorusi”/ Vasili ‘sulmon’ ndërkombëtarët: Bëjnë sikur japin rekomandime

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të publikuar nga OSBE/OHIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit zgjedhjet ne Shqiperi kanë qenë  shume me keq se në Bjellorusi.

Ai po ashtu ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke thënë se kanë dy standarte pasi bëjnë sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime.

“Zgjedhjet ne Shqiperi shume me keq se ne Biellorusi, Zgjedhjet e reja shpetimi i vetem nga gremina!

OSBE per zgjedhjet ne Biellorusi ne gusht 2020 u shpreh:

“Ka prova shqetësuese se zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit ishin manipuluar dhe se forcat e sigurisë kryen shkelje masive dhe sistematike të të drejtave të njeriut kundër protestave paqësore,” thuhet dokumentin e paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së me seli në Vjenë per zgjedhjet ne Biellorusi.OSBE kerkoi anullimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e zgjedhjeve te reja.

Kaq mjaftoi qe Bashkimi Europian, Parlamenti Europian,Keshilli Europian dhe SHBA te mos i njihnin zgjedhjet ne Biellorusi.

Ndersa ne 25 prill ne Shqiperi sipas raportit te OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kane kryer nje masaker zgjedhore te vertete ku :

Qeveria organizoi dhe financoi ne menyre mafioze shitblerjen me kriminale dhe masive te votave te pare ndonjehere.

Qeveria e perdori pushtetin duke shperdoruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tashme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.

Qeveria shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve

Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht Median, per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.

Qeveria punesoi me mijra njerez ne menyre te paligjshme ne administratën publike vetem me qëllime elektorale.

Qeveria shperdoroi ne menyre mafioze dhjetra milione euro e rindërtimit për të orientuar votën.

Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.

25 prilli ne Shqiperi kaloi persa i perket dhunimit te votes se lire edhe Biellorusine.

Ç’jane keto institucione dhe perfaqesues nderkombetare me dy standarte, qe bejne sikur japin rekomandime dhe mbajne shenime!?

Me voten e lire nuk ka kompromis ajo ose eshte e lire ose e dhunuar.

25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem te votes se lire me çdo mjet e menyre dhe me perfshirjen e hapur te mafies dhe krimit te organizuar.

Mos tolerimi i zgjedhjeve ne Biellorusi nga nderkombetaret ishte standart demokratik,ndersa ne menyre te turpshme tolerimi i 25 prillit eshte standart totalisht antidemokratik, kur situata eshte shume me e rende dhe e provuar teresisht.

Masakra zgjedhore eshte ulur kembekryq ne Shqiperi,qendrimi ndaj tyre eshte gur prove per kedo shqiptar dhe te huaj, per tu vendosur ose ne krah te demokracise ose ne krah te mafies antishqiptare dhe antidemokraci te rilindjes ne pushtet.

Zgjedhjet e reja jane hap i detyruar dhe i pashmangshem per te shpetuar Shqiperine nga gremina antidemokratike dhe kriza e tmerrshme ekonomike politike dhe sociale, qe po zhben vendin dhe po largon shqiptaret.

Kunder zgjedhjeve te reja s’ka asnje alibi pasi baderdia kriminale zgjedhore e 25 prillit i rrezoi te gjitha.

Zgjedhjet e lira me cdo kusht dhe me cdo mjet per shpetimin e vendit kjo eshte imperativa e vetme, perballe nje Shqiperie, qe po shqyhet per dite nga nje pushtet politik i çfrenuar dhe mafioz.

Kujdes! Shqiptaret nuk vlejne me pak se bielloruset dhe kushdo, qe do te luaje me ta i ka bere llogarite shume gabim.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE