Connect with Us

Takimi për “Zgjedhoren”/ Kryemadhi: Nuk do të ndalemi këtu

Politikë

Takimi për “Zgjedhoren”/ Kryemadhi: Nuk do të ndalemi këtu

Publikuar

-

Kryetarja e lëvizjes për Integrim Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët  është ndalur tek takimi për reformën zgjedhore.

Sipas saj ata s’ bënë gjë tjetër, veçse morën përgjegjësitë që kanë si opozitë.

“Ne morëm përgjegjësitë për reformën zgjedhore. Ne do vazhdojmë aksionin politik në realizimin e të gjitha detyrimeve që kemi si opozitë do të intesifikojmë veprimet politike jo vetëm me denoncime por edhe me protesta”, ka thënë Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Topollaj: Opozita e LSI-së zgjati sa shiu i verës/ Votoi të gjitha aktet korruptive të Veliajt

Sipas saj, Shqipëria ka një dritë shprese për të lëvizuar për të mos qëndruar më stanjacion./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Ja në dorë të kujt është dosja e Bashës

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Shorti ka përzgjedhur Hajdarin si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Dosja  për lobimin në SHBA u pushua nga shkalla e parë, por Prokuroria ankimoi pushimin e cështjes për tre zyrtarët e PD-së, Bashën Ristanin e Dervishin.

LEXO EDHE:  Zbulohen prapaskenat e djegies së mandateve/ Kryemadhi tradhëton Bashën

LEXO EDHE:  Partia e Merkel “shuplakë” Bashës/ Apel të fortë kandidatëve në listën pritëse

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  “Luajnë vallen e hajdutëve”/ LSI sulmon Qeverinë

LEXO EDHE:  Partia e Merkel “shuplakë” Bashës/ Apel të fortë kandidatëve në listën pritëse

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE