Connect with Us

“Shqipëria me 860 mijë banorë deri në 2100/ Raporti i OKB, sirenë alarmi”

Politikë

“Shqipëria me 860 mijë banorë deri në 2100/ Raporti i OKB, sirenë alarmi”

Publikuar

-

Ish- deputetja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar për raportin e OKB, në të cilin thuhet se në vitin 2100, Shqipëria do të mbetet me 860 mijë banorë.

Oriola Pampuri thotë se emigracioni shqiptar ndodh për mbijetesë dhe jo për pagesë më të mirë. Ajo shton se duhet anulimi i koncesioneve korruptive dhe largimi i kësaj qeverie që pagat më pas të rriten.
“Sipas raportit të OKB, në vitin 2100, Shqipëria do të katandiset me 860 mijë banorë, dhe kjo periudhë nuk është pas 2 apo 3 shekujsh, por pas 80 vitesh. Këmbanat për këtë boshatisje të vendit ka nisur të bien që sot. Cdo ditë raportohet për largim të Shqiptarëve, ku mes tyre me keqardhje vitet e fundit vihet re largimi i shtresës së mesme, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve, pra në tërësi intelektualëve, pa kontributin e të cilëve ky vend nuk mund të bëjë hapa përpara”, shkruan Pampuri.

LEXO EDHE:  Rekrutonin vajza për prostitucion/ Arrestohen dy shqiptarët në Athinë 

Sipas saj, një vend ku nuk ka konkurrencë të pastër, nuk ka vlerësim, ka nivel të lartë korrupsioni, sigurisht që nuk mund të mendojë për qytetarët e tij dhe nevojat bazike të tyre.

“Të dhënat tregojnë që prej vitit 2007 perceptimi I korrupsionit ka qënë më I ulëti, ku treguesi zbriti në 0.73 për tu rritur në vitet në vijim e në 2018 treguesi arriti nivelin rekord ne 0.9. E pikërisht falë këtij niveli të lartë korrupsioni, shumë prioritete janë lënë pas dore, sic janë rritja e pagave, pensioneve, ulja e tarifave për arsimin e lartë, apo lehtësimi I mundësive për tu shkolluar për studentët familjet e të cilëve kanë pamundësi ekonomike, ulje e taksave për biznesin e vogël kryesisht, me qëllim që të mbështetet dhe vetëpunësimi”, shkruan më tej Pampuri.

Ajo shprehet se largimi i kësaj qeverie, është prioritet për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe tek këta qytetarë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve në aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj gruas/ Rama “i varuar” nga deputetja demokrate

LEXO EDHE:  Rekrutonin vajza për prostitucion/ Arrestohen dy shqiptarët në Athinë 

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Sondazhi i OKB: Shqipëria, ndër 20 vendet më të korruptuara në botë

LEXO EDHE:  Sondazhi i OKB: Shqipëria, ndër 20 vendet më të korruptuara në botë

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE