Connect with Us

“Shqipëria është gati për të çelur negociatat”/ Varhelyi jep lajmin e mirë

Politikë

“Shqipëria është gati për të çelur negociatat”/ Varhelyi jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në një konferencë për mediat ka folur për çështjen e negociatave.

Ai ka vlerësuar reformat e deritanishme, që ka ndërmarrë Shqipëria dhe sipas tij priroitet është zgjerimi i Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria është gati për të çelur negociatat me BE-në. Po punojmë me Shqipërinë dhe shtetet anëtare për të ecur përpara. Po punojmë për të gjetur një zgjidhje të re për procesin e zgjerimit. Po punojmë që të hapim negociata para Samitit të Zagrebit.Do të ketë një metodologji të re për trajtimin e negociatave me BE-në”, është shprehur ai.

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohur reformat

Më tej ai ka theksuar se pas çeljes së negociatave do të ketë nevojë për reforma më të thella se ato që janë kryer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Dosja e Bashës në dorë të Fatmira Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Shorti ka përzgjedhur Hajdarin si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Dosja  për lobimin në SHBA u pushua nga shkalla e parë, por Prokuroria ankimoi pushimin e cështjes për tre zyrtarët e PD-së, Bashën Ristanin e Dervishin.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

LEXO EDHE:  Ministri i Jashtëm Bushati tregon/ Viti kur Shqipëria mund të futet në BE

LEXO EDHE:  “Rama u çmend”/ Vasili “zbulon”  haluçinacionin me të cilin jeton kryeministri

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  Intervista-Hashim Thaçi flet për “Shqipërinë e Madhe”/Ide e Beogradit, një mesazh dhe BE-së

LEXO EDHE:  Austria pro hapjes së negociatave për Shqipërinë/ Appé: Do të lobojmë edhe me vendet skeptike

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE