Connect with Us

Shpërndante drogë në kryeqytet/ Arrestohet 32 vjeçari

Kronika

Shpërndante drogë në kryeqytet/ Arrestohet 32 vjeçari

Publikuar

-

u kap duke trafikuar droge

Operacioni “SUPPLIER”, ka vënë në pranga një shpërndarës të drogave të forta, kryesisht heroinë.

Z., 32 vjeç, është arrestuar, ndërsa janë sekuestruar dhjetra doza heroinë, peshore elektronike, një sasi parash të dyshuara, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, telefona celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Gjithashtu nën hetime por në gjendje të lirë është vënë edhe një 32 vjeçar nga Tirana.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ishin siguruar informacione në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendës narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Ëillson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.
Ky shtetas mbante një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.
Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera”, ka njoftuar policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pa pulla fiskale/ Sekuestrohet trajleri me 1 272 koli cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Publikuar

-

Nga

Pa pulla fiskale/ Sekuestrohet trajleri me 1 272 koli cigare kontrabandë në Hanin e Hotit

Rreth 1 272 koli cigare janë sekuestruar ditën e soteme në doganën e Hanit të Hotit.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Doganave, ndërsa mësohet se paketat nuk ishin të pajisura me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Njoftimi i plotë:
Strukturat e Administrates Doganore pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare të mbërritura në Degën Doganore të Hanit Hotit, Shkodër, nga Mali i Zi, ushtruan kontroll në mjetin e tipit trajler me targa të Bullgarisë, i cili ka hyrë në territorin doganor Shqiptar nga Mali i Zi.



Pas kontrollit fizik nga strukturat doganore, rezultoi se ngarkesa prej 1 272 koli cigare, ose 636 mijë paketa të markës “PRESIDENT FULL FLOVOUR”, nuk ishte e pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Trajleri së bashku me sasinë e mallit prej 636 mijë paketa cigaresh u sekuestruan dhe po sot Administrata Doganore referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 të Kodit Penal. Sipas vlerësimeve të specialistëve tanë, nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimeve doganore që duhet të paguhej është 99. 7 milion lekë ose afro 1 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Mbyllen transmetimet televizive analoge për qarqet Tiranë dhe Durrës

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

Specialistë të Hetimit Doganor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , Shkodër, po kryen veprimet të mëtejshme hetimore. Dogana Shqiptare ju bën thirrje të gjithë qytetareve dhe operatorëve ekonomikë që të denoncojnë cdo rast korruptiv apo kontrabande. Më lejoni që të ritheksoj, se çdo pikë e Shërbimit Doganor është në dispozicion dhe shërbim të çdo subjekti dhe qytetari 24 orë në 7 ditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga në FIer/ Një djalë dhe një vajzë dërgohen me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Makina del nga rruga në FIer/ Një djalë dhe një vajzë dërgohen me urgjencë në spital

Një makinë e tipit “Fiat” ka dalë nga rruga pak minuta më parë në Fier.

Mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Të plagosur ka mbetur një djalë me inicale A.A., 22 vjeç dhe një vajzë me inicale E.R.., 21 vjeçe.



Nga informacionet p[araprake, ende nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore e dy të rinjve dhe shkaku i aksidentit.

LEXO EDHE:  Arratisje spektakolare/Shkodrani i arrestuar zbret nga makina e policisë dhe …!

LEXO EDHE:  Sekuestrohet gomonia e drogës dhe dy makina/ Një në pranga, dy në arrati

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Publikuar

-

Nga

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Reagon policia e Dubait: Në vëzhgim prej 2015

Polica e Dubait ka reaguar në lidhje me arrestimin e Eldi Dizdarit, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit “Los Blancos”, si pjesë e një bande kriminale.

Dizdari konsiderohet nga policia e Dubait si një udhëheqës i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, e cila thuhet se është përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, ku vlera e të ardhurave ka qenë 350 milionë euro.



“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,”-, tha koloneli Saeed Al Qamzi për operacionin në fjalë. Sipas policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane, ndërkohë që ishte nën hetim që nga viti 2015./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE