Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët makina në tunelin e Elbasanit/ Shpëton mrekullisht shoferi

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në tunelin e Elbasanit/ Shpëton mrekullisht shoferi

Publikuar

-

Një makinë ka marrë flakë teksa ka qenë duke lëvizur në tunelin Elbasan-Tiranë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se drejtuesi i makinës ka arritur të dalë në kohë jashtë automjetit duke shpërtuar mrekullisht.

Si pasojë e kësaj ngjarje është krijuar një trafik i rënduar.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe të dhënat e 3 të shumëkërkuarve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e 3 personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci. Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Kina mund të ndërtojë tunelin hekurudhor poshtë Malit Everest

LEXO EDHE:  Kush është 31-vjeçari që ndërtoi “Perandorinë” në Elbasan me trafikun e kokainës

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënuan 47 vjeçarin që të mos dëshmonte në gjyq/ Arrestohet 1 person, 3 të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në pranga është vënë shtetasi Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6” në pronësi të 47-vjeçarit J. M).

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

LEXO EDHE:  Horror në Delvinë/ Shkrumbohet makina bashkë me personat brenda

LEXO EDHE:  Elbasan/ Përdori kartëmonedha false, arrestohet 55-vjeçarja

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  Shokuese në Elbasan/ Përdhunohet 18-vjeçari me aftësi të kufizuara

LEXO EDHE:  Aksident në Shkodër- Lezhë/ Makina shkrumbohet plotësisht pas përplasjes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE