LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen armë zjarri, drogë, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës/ Dy në pranga

16 Janar 2020, 08:06, Kronika CNA
Sekuestrohen armë zjarri, drogë, municion luftarak dhe fitil

Polica e Lezhës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. (K.) Rr, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive?, në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ?, kryer në bashkëpunim, për shtetasin E. Rr.

Lajmet e fundit nga