Connect with Us

“Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë”/ Murrizi: E dinë veten pjesë të pushtetit

Politikë

“Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë”/ Murrizi: E dinë veten pjesë të pushtetit

Publikuar

-

Deputeti Myslym Murrizi ka folur lidhur me marrëveshjen e firmosur mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Murrizi shprehet se sheh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë siç janë mësuar dhe e dinë veten pjesë të pushtetit.

“Shoh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë të gjithë bashkë e sic janë mësuar e dinë veten pjesë të pushtetit.
Ata 39 deputetë që janë në parlament kërkojnë diçka ndryshe nga ata të tre”, u shpreh Murrizi në “Top Talk”.

Sipas tij, Rama, Basha dhe Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide.

LEXO EDHE:  Ka marrëveshje Rama-Tahiri?/ Ja si përgjigjet Kryeministri

“Rama, Basha e Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide edhe pse herë pas here i paraqiteshin shqiptarëve sikur hedhin molotov. Nga largimi i Ramës shkuan tek largimi i Damianit.
Rama i çoi tek Damiani në bunkerin e pallatit të Kongreseve”, tha me tej Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kurti mbërrin në selinë e PD-së/ Pritet nga Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka vijuar takimet me zyrtarët e lartë në Tiranë.

Më herët Kurti ishte në Presidencë në një takim me kreun e shtetit Ilir Meta, dhe më tej edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Ndërsa pak minuta më parë ai ka mbërriturnë selinë e Partisë Demokratike, ku u prit nga kryedemokrati Lulzim Basha për të zhvilluar një takim kokë më kokë mes tyre.

Takimet mes tyre janë pa praninë e mediave, dhe konferenca e vetme publike ishte ajo pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia “zbarkon” në zyrën e Metës/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, të cilët i njohu me të gjitha argumentat e tij ligjorë dhe kushtetutes për rikthimin në Kuvend të së ashtuquajturës paketë “anti-shpifje”.

Presidenti Meta theksoi se “liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Pavarësia e pushtetit të medias është thelbi i funksionimit dhe mbarëvajtjes së shtetit të së drejtës. Nëse cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, dhe media vendoset nën kontroll politik, atëherë është cenuar dhe rendi i lirë dhe kushtetues, me pasoja direkte dhe shumë të rënda për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, – u shpreh ndër të tjera Kreu i Shtetit.

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i përkohshëm dhe marrëveshja me Ramën/ Patozi: Basha mes dy zjarreve. Ja ç’duhet të bëjë

LEXO EDHE:  Marrëveshje Rama-Basha?/ Berisha: Si puthje me Judën

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi se “çdo nisëm ligjore që cenon të drejtën e fjalës së lirë, nuk është gjë tjetër vetëm një shkelje e hapur e gjithë parimeve kushtetuese demokratike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore të miratuara nga qeveria do të përkeqësonte besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend demokratik dhe i shtetit të së drejtës, si dhe të cenonte drejtpërdrejt procesin e integrimit të shpejtë të vendit në Europën e Bashkuar”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Minishengen Ballkanik apo Makroshengen Shqiptar? Përplasja mes Ramës e Kurtit

Publikuar

-

Nga

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.
“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht meqënëse takimi ynë ishte më parë për makro-shengenin shqiptar, sepse për mini-shengenin ballkani”, tha Kurti.

Nga ana tjetër Rama u shpreh: Është e vërtetë që në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para, por unë besoj se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal, se nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, dhe do të bëjmë çmos të jemi, në hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve. Lëvizje të lirë mes nesh, lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve. Çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe vendeve të tjera. Sot është në dorën tonë, se këtë rezistencë e kam thyer, na takon ne të bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim kohë. As Serbia askush tjetër nuk na thotë që po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. Të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE