Connect with Us

Po aktronte me Getoarin/ Visjan Ukcenajt i shpëton çiçi në skenë

Lajme

Po aktronte me Getoarin/ Visjan Ukcenajt i shpëton çiçi në skenë

Publikuar

-

Një ngjarje vërtet e sikletshme i paska ndodhur aktorit të humorit Visjan Ukcenajt, teksa ka qenë duke aktuar në skenë.

Visjani tregoi se në puntatën speciale të “Klanifornias”, në natën e ndërrimit të viteve, duhet të bënte një skeç me reperin Getoar Selimi, por të gjithë i kishte kapur e qeshura.

Nga të qeshurat e mëdha, aktori tha në “Glamour Zone”, se i kishte shpëtuar çiçi atij dhe kameramanit

“Kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri. Bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë nga ne dhe nga publiku dhe kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj çiçi dhe po e mbante me dorë dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram çiç dhe vetë. Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat. Të betohem dhe thoja shi i shpëtoi çiçi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë”, rrëfeu Visjani./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Gjobat hidhen me vonesë në sistem për shkak të festave/ Qytetarët detyrohen të paguajnë me kamata”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon skandalin me pagesën e gjobave.

Qytetari tregon se në 28 dhjetor i vendosën një gjobë dhe deri në datën 8 janar ka kërkuar ta paguajë po nuk kishtë dalë ende në sistem.
Ai tregon se pas ankesës që bëri gjoba doli në sistem por me kamatë vonesë.

“E vonojnë për shkak të festave hedhjen e gjobës në sistem dhe e detyrojnë të paguajë kamata”, shkruan Berisha bashkëngjitur mesazhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Panik tek ish-Stacioni i Trenit/ Shtylla e korrentit shpërthen në flakë

Publikuar

-

Nga

Një shtyllë korrenti ka marrë flakë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit, në Tiranë.

Sipas BW, shkëndijat e zjarrit  në shtyllë kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Kjo është jë zonë ku numri i qytetarëve që lëvizin është i madh dhe kjo e bën akoma më të rrezikshme situatën. Policia ka ndërhyrë për të shmangur një tragjedi të mundshme, duke bllokuar rrugën.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Palmer: Rusia e do Ballkanin të përçarë me një element kaosi në të

Publikuar

-

Nga

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se Rusia dëshiron që ky rajon të jetë “i përçarë, kundër vetes dhe me një element kaosi në të”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer tha se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Nëse i identifikoj disa, do të veçoja përpjekjet e Rusisë për të zvogëluar mbështetjen për Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës. Ato janë shembull i aktivitetit malinj të shtetit rus”, tha Palmer.Sipas tij, rusët duan që Ballkani Perëndimor të jetë një zonë, ku ata “mund të çojnë poshtë-lart nivelin e tensioneve”.

Me Marrëveshjen e Prespës, Shkupi është dakorduar për ndryshimin emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut – gjë që i ka hapur rrugë përparimit të tij në rrugën e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.

Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.

LEXO EDHE:  “Më kanë plagosur me thikë”/ Aktori tregon incidentin e frikshëm në skenë

LEXO EDHE:  Foto/ Çifti Selimi thyen heshtjen

“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.

Rusia është fajësuar edhe për mbështetjen e një përpjekjeje për grushtshtet në Mal të Zi në vitin 2016.

Rusia mbështet ushtarakisht Serbinë dhe ka lidhje të ngushta me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes në një raport të parë nga Radio Evropa e Lirë në nëntor të vitit të kaluar.
Palmer është emëruar i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit të kaluar.

Pak muaj më vonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka realizuar disa vizita në Kosovë dhe Serbi, në përpjekje për t’i shtyrë palët drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Palmer, në një intervistë për një televizion të Serbisë në muajin dhjetor, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohje të ndërsjellë.

Prishtina dhe Beogradi “duhet të ulen në tryezë, të arrijnë marrëveshje dhe bashkë të përcaktojnë rrugën kah e ardhmja evropiane”, ka thënë  Palmer./ REL

LEXO TE PLOTE