Connect with Us

Plagosja e 23-vjeçarit në Elbasan/ Policia zbardh detajet e ngjarjes

Kronika

Plagosja e 23-vjeçarit në Elbasan/ Policia zbardh detajet e ngjarjes

Publikuar

-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku mbeti i plagosur një 23-vjeçar.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.

Ndërsa fillimisht u raportua për shkëmbim zjarri mes dy makinave, policia sqaron se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas uniformave blu, 23-vjeçari ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Pas denoncimit në polici/ Bashkëshorti e vrau barabarisht gruan

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Përplasje me armë zjarri në Elbasan/ Raportohet për të plagosur

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

48 orë kohë për deklarimin e pasurisë/ Avokati i Shullazit: Është show

Publikuar

-

Nga

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë, ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.
Ai shprehet se klienti i tij nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

“Sipas meje ky është një show. Pasuria e klientit tim ka kaluar në sitën e ligjit Antimafia”, është shprehur avokati Meçe.

Sot, OFL i ka dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

LEXO EDHE:  Plan masash për situatën kriminale/ Kontrollohen 7 tallava, shoqërohen 16 balerina

LEXO EDHE:  Plan masash për situatën kriminale/ Kontrollohen 7 tallava, shoqërohen 16 balerina

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Ultimatum 2 “të fortëve” Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali

Publikuar

-

Nga

Vijon pa ndërprere Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Sot u janë dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Agjentia bjonde e OFL ka bërë me dije se sot u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të tjerë, konkretisht:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Raporti konfidencial: Përplasja Prokurori-Polici për incidentin e Elbasanit

LEXO EDHE:  Thirrjet antishqiptare/ Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kaçifas

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 2.2 kg bimë narkotike në Korçë/ Prangoset 57-vjeçarja, emri

LEXO EDHE:  Skandal në komisariat/ Gruaja dhunohet në sy të policëve, nuk i regjistrohet kallëzimi penal

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE