Connect with Us

Përplasen dy automjete/ Humb jetën një person

Kronika

Përplasen dy automjete/ Humb jetën një person

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Dy automjete janë përplasur në fshatin Piraj dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet në të cilat ka ndodhur aksidenti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk ndalet OFL/ Ultimatum 2 “të fortëve” Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali

Publikuar

-

Nga

Vijon pa ndërprere Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Sot u janë dërguar kërkesat për vetdeklarim dy të fortëve te Tiranës Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Agjentia bjonde e OFL ka bërë me dije se sot u janë dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të tjerë, konkretisht:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Tjetër deputet i përfshirë në skandal

LEXO EDHE:  VIDEO/ Eduart Ndocaj ngre flamurin në Lezhë

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Topalli me gratë dhe vajzat shkodrane në 8 Mars/ Të protestojmë për të drejtat e mohuara!

LEXO EDHE:  "Këtë nuk do ta lejojmë"/ Rudina Hajdari flet me tone të forta nga Shkodra

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE