LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi i Bashës me Komisionerin për Zgjerim/ Çfarë u diskutua dhe u dakordësua

16 Janar 2020, 15:59, Politikë CNA
Përfundon takimi i Bashës me Komisionerin për Zgjerim/

Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha, me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, me të cilin tha se ka diskutuar mbi zgjidhjen e krizës së rëndë politike në Shqipëri.

Basha bëri me dije se Várhelyi, i prezantoi strategjinë e tij, që ai dhe opozita e bashkuar e mbështet plotësisht.

?Më prezantoi me strategjinë që do paraqes ai, strategji që unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht. Prezantuam dhe gjetëm dakortësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, dhe hapja e negociatave, janë dy objektiva madhore, në harmoni dhe përputhje të plotë me njëri-tjetrin. Mirëprita ndihmën e BE, që mundësoi dialogun politik për Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim, të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt zgjedhjeve të lira, ku të zgjedhin qytetarët. Pa ndodhur kjo, nuk do të ndodhë asgjë, që do të çojë vendin përpara. Ne jemi të vendosur t?i japim fund krizës politike dhe do bëjmë gjithçka?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga