Connect with Us

Përfitonte ulje dënimi/ Autoritetet marrin vendimin e papritur për Emiljano Shullazin

Kronika

Përfitonte ulje dënimi/ Autoritetet marrin vendimin e papritur për Emiljano Shullazin

Publikuar

-

Emiljano Shullazi deri më tani ka qenë përgjegjës i bibliotekës në Burgun 313, gjë që e favorizonte në shlyerjen e dënimit.

Por duket se tashmë autoritetet ia kanë hequr të drejtën e ushtrimit të këtij posti, që e ka mbajtur për disa muaj.

Raportohet se Shullazi përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ose e thënë ndryshe 46.8 ditë në vit, nga funksioni që ushtronte në bibliotekë.

LEXO EDHE:  U kap me armë pa leje/ Gjykata merr vendimin për policin grek

Ende nuk dihet shkaku i marrjes së këtij vendimi, që vjen fill pas arrestimeve dhe lirimeve të një numri të madh të dënuarish për kryerjen e krimeve të rënda, përfshirë këtu edhe Indrit Doklen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të dënuar përjetë për vrasje/ Publikohen fotot dhe të dhënat e 3 të shumëkërkuarve

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe të dhënat e 3 personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim.

I dënuari me burg përjetë Barjam Boci. Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit I. B., si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. Shtetasi Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari. Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, shtetasi Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e shtetasit Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë shtetaset Sh. B., S. B. dhe shtetasin Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

LEXO EDHE:  Kryesia e LIBRA-s kërkon shkarkimin e Ben Blushit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri

LEXO EDHE:  “Femër plastike”, Albërie Hadërgjonaj merr vendimin drastik pas komenteve negative për pamjen

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, shtetasi Jashar Begani (Begami) ka vrarë shtetaset A. L. (B.) dhe Z. K. Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënuan 47 vjeçarin që të mos dëshmonte në gjyq/ Arrestohet 1 person, 3 të tjerë në kërkim

Publikuar

-

Nga

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në pranga është vënë shtetasi Xh. T., 40 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. B., 52 vjeç, F. B., 19 vjeç, M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr.3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, dyshohet se kanë kanosur shtetasin J. M., 47 vjeç, banues në fshatin Buçimas, me qëllimin që ky i fundit të mos dëshmonte në seancën gjyqësore zhvilluar për familjarin e tyre shtetasin M. T., 33 vjeç (i ndaluar si autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datën 31.07.2019, ku në lagjen nr. 1, Pogradec, u dogj mjeti tip “BMË X6” në pronësi të 47-vjeçarit J. M).

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit me shërbim në Gjykatë dhe punonjësit e shërbimit të I.E.V.P-Drenovë, gjatë kryerjes së detyrës.

LEXO EDHE:  Rritet rroga minimale në rang vendi/ Nuk do jetë më 24 000, por …

LEXO EDHE:  U kap me armë pa leje/ Gjykata merr vendimin për policin grek

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja në zonën e plazhit/ Policia zbardh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 13, Durrës, ku mbeti i plagosur me armë 42-vjecari R. T.

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas ngjarjes se ndodhur në lagjen nr. 13, Plazh, ku një person i maskuar dhe me armë zjarri pistoletë, në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T., plagosi në këmbë me armë zjarri të zotin e banesës dhe u largua me shpejtësi, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, si dhe u ngritën pika kontrolli të shumta dhe u zhvilluan kontrolle në banesa e objekte të ndryshme.

Falë veprimeve të shpejta nga grupi hetimor u bë e mundur që brenda pak orëve të zbardhej ngjarja dhe të identifikohej autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.
Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Th., 27 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe vijon puna për kapjen e tij.

LEXO EDHE:  “Femër plastike”, Albërie Hadërgjonaj merr vendimin drastik pas komenteve negative për pamjen

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Drejtoreshës së Tatimeve/ Gazetari "shuplakë" Qeverisë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE