LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pazari Basha-Rama”/ Kulluri radhit shpërblimet që mori kreu i PD

16 Janar 2020, 10:41, Politikë CNA
“Pazari Basha-Rama”/ Kulluri radhit shpërblimet që mori

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deklaratave të këtij të fundit ndaj ish kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Kulluri ka ironizuar Bashën, duke iu kujtuar të gjitha ato çfarë ka përfituar nga mërrëveshja me Ramën.

Kulluri ia ka radhitur faktet një nga një fakt Bashës, duke filluar nga paratë e pallatit në Vlorë, marrë pas marrëveshjes së 17 Majit,  tek kunati me ?oligarkët? dhe deri tek kompani ajrore.

?Ke të drejtë Lulzim! Biles ke harruar të shtosh dhe faktet! E vërtetë! Jozefina Topalli mori lekët e pallatit në Vlorë pas marrëveshjes së 17 majit dhe kunati i saj po bën kërdinë me reklama nga ?oligarkët?! Lëre sa merr nga Bashkia Tiranë dhe sa i ka shtuar punonjësit kunati i Topallit! 10 fish në 6 vite! Po kompania ajrore e kushërirës së parë së Topallit?! Po bën namin. Lëre marrëveshjet që bën ajo me Ramën! 17 maj, pardje! I gënjeu demokratet Topalli me 30 qershor! Ajo zë dhe be për Kishë të Laçit! Por, Luli si vigan do dalë mbi gjithë armiqtë dhe do fitojë! Përparaaa?, ka reaguar Kulluri në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga