Connect with Us

Pas Indrit Dokles/ Gjykata liron një tjetër të dënuar me 20 vite burg

Kronika

Pas Indrit Dokles/ Gjykata liron një tjetër të dënuar me 20 vite burg

Publikuar

-

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar nga qelia e burgut Ergys Kolaverin.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Kolaverin.

Kolaveri ishte dënuar me 20 vite burg i cili qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarrit. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2016, por nga atentati mbeti i plagosur gabimisht i dënuari nga Kosova Lili Dulaj.

Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi ta dënojë me 20 vite heqje lirie.

LEXO EDHE:  Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Kujtojmë se dy ditë më parë u lirua nga burgi Indrit Dokle anëtar i bandës së Durrësit dhe i dënuar më parë me burgim të përjetshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Operacion “blic” në Vlorë/ Arrestohen shtatë persona

Publikuar

-

Nga

Operacion “blic” në Vlorë/ Arrestohen shtatë persona

Mëngjesin  e sotëm janë arrestuar 7 persona si rezultati i një operacioni blic të kryer për droga të forta, kokainë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia mësohet se në ky aksion është shtrirë në disa pika të ndryshme të Vlorës, ku në mbështetje të efektivëve të qytetit bregdetar kanë shkuar forca nga Tirana.

Personat e arrestuar janë mbajtur në vëzhgim prej disa javësh dhe më pas është bërë e mundur kapje e tyre.



Një tjetër aksion Anti-Kanabis ka nisur prej ditësh në lumin e Vlorës dhe në fshatrat e Bashkisë së Selenicës.

LEXO EDHE:  Arrest me burg për autorin e aksidentit ku humbën jetën 2 persona

LEXO EDHE:  Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Burime nga Policia bëjnë me dije se patrullat nga ajri kanë evidentuar mbi 40 “njolla”, zona ku është kultivuar kanabis ku po punohet për asgjësimin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje nga atentati mafioz/ Autorët ishin maskuar si policë

Publikuar

-

Nga

50 vjeçari Bujar Çela është vrarë në orën 05.45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij për të pirë një kafe.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 4 autorë kanë qenë të veshur si policë dhe kanë pritur gjatë gjithë kohës tek lokali.

Në momentin që ai ka dal nga makina, në drejtim të lokalit, autorët e kanë qëlluar të gjithë njëkohësisht.

Sipas policisë dyshohet se atentatorët kanë përdorur armë zjarri pistoletë dhe se viktima është qëlluar nga vrasës profesionistë, të cilët janë siguruar që Çela të mos kishte asnjë mundësi reagimi.



Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Elbasanit por dhe Forcat Speciale RENEA e FNSH nga Tirana që kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Pak minuta pas kërkimeve, në fshatin Murrash, njësia administrative Papër, është gjetur një mjet tip Renault me targa AA 876 DC, tërësisht i djegur, i cili dyshohet se është i autorëve.

LEXO EDHE:  Lirohet nga burgu vrasësi i komisarit të policisë

LEXO EDHE:  Dyshime për të infektuar në burgun 302/ Klodiana Lala: 12 të dënuar kanë kryer tamponin

Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të zonës, për të zbuluar më tepër lidhur me detajet e ngjarjes dhe gjithashtu edhe për të arrestuar autorët. Për këtë arsye në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit janë ngritur pika kontrolli.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua me breshëri plumbash/ Kush është Bujar Çela, puna që bënte

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit, ku 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me breshëri plumbash nga katër autorë të maskuar.

Mësohet se katër autorët kanë qëlluar njëkohësisht me armë në drejtim të Çelës, ndërsa ky i fundit po zbriste nga makina dhe po futej për të pirë kafen e mëngjesit në një lokal që qëndronte 24 orë i hapur.

Por, kush është Bujar Çela

Bujar Çela punonte si taksist pa licencë. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Burimet bëjnë të ditur se Bujar Çela, është vëllai i Talo Çelës, një personazh i njohur i botës së krimit.

LEXO EDHE:  “Tani s’ më takon më asnjeri”/ Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës në burg

LEXO EDHE:  Kishte dalë me leje nga burgu/ Arratiset 29-vjeçari

Talo Çela është një nga autorët e grabitjes së 4.6 mln eurove në Rinas në 9 prill 2019.

Talo Çela, vëllai i viktimës

Talo Çela, gjithashtu dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia./ CNA.al



Vrasja e Bujar Çelës/ Gjendet e djegur makina e autorëve  

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Zbardhen detajet, kush është vëllai i viktimës

Plumbat trondisin Elbasanin/ Ekzekutohet nga 4 atentatorë vëllai i Talo Çelës

 

LEXO TE PLOTE