Connect with Us

“Rama duhet t’i ketë dhënë diçka Bashës…”/ Aleati i Ramës zbulon çfarë fshihet pas tryezës së “Zgjedhores”

Politikë

“Rama duhet t’i ketë dhënë diçka Bashës…”/ Aleati i Ramës zbulon çfarë fshihet pas tryezës së “Zgjedhores”

Publikuar

-

Aleati historik i partisë që drejton kryeministrit Edi Rama, Paskal Milo, tha mbrëmjen e sotme se pas uljes në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës, fshihet një kompromis.

Milo deklaroi se Rama duhet t’i ketë dhënë diçka Bashës, që u ul pa pretendime, ndërsa theksoi se, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakoshme, me këtë sistem zgjedhor, opozita nuk ka gjasa të fitojë.

“Në këtë kthimin në tryezë, unë mendoj se ka diçka: ose është një kompromis dypalësh në distancë, ose me ndërmjetësim ndërkombëtarësh. Duhet t’ju kenë dhënë diçka, që u ulën në tavolinë pa pretendime, se nuk e besoj të jenë kaq naivë dhe, nuk dua të përdor ndonjë fjalë tjetër, që të shkonin ” si cjapi te kasapi”, se të jeni të bindur se, nëse bëhen zgjedhje të parakohshme, pa ndryshuar sistemin dhe me këto rregulla loje, mbështetur në rekomandimet e OSBE/ ODIHR , opozita nuk ka gjasa të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Milo në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Paskal Milo “shpërthen” ndaj Ramës/Nënvlerësuat me cinizëm protestën e PD

LEXO EDHE:  Paskal Milo “shpërthen” ndaj Ramës/Nënvlerësuat me cinizëm protestën e PD

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu kërkon zgjerimin e koalicionit opozitar/ Ka vetëm dy rrugë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur lidhur me tezën e hedhur së fundmi për formimin e federatës së djathtë. Ai deklaroi se opozita duhet të bëj gjithçka që është në funksion të marrjes së çdo vote të elektoratit të djathtë.

Sipas Mediut, formula e propozuar nga aleatët e Lulzim Bashës do i shërbejë edhe vetë Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse një propozim i tillë nuk merret parasysh partitë e vogla në koalicion do të duhet të shkrihen pasi nuk mund të ekzistojnë vetëm si shtojca dhe në funksion të partive të mëdha.

“Brenda koalicionit opozitar drejtuese është PD. Ajo që kërkojmë ne është të formësohet një grup koalicion brenda koalicionit që të jemi në sinergji me njëri-tjetrin. Ky nuk është konflikt por është marrëdhënie. Është një formacion që maksimalizon votën dhe për t’u formuar ky kolacion kërkohet ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Pra kemi kërkuar një federatë të djahtë”, tha Mediu në studion e Abc News.

Mediu theksoi se PD ka patur qendrim pozitiv.

LEXO EDHE:  Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”/ Paskal Milo flet për njohjen me gruan, hyrjen në politikë dhe ndarjen me Skënder Gjinushin

LEXO EDHE:  Refuzoi kërkesën e PS/Aleati i Ramës takon Vasilin. Çfarë vendimi do të japin në konferencën e përbashkët?

“PD nuk do të marrë atë që nuk është e saj. PD ka qenë “fair” ka dhënë dhe ka marrë me të tjerët. Dy rrugë ka, ose do të shkrihen partitë e vogla ose do të përfaqësohen në elektorat”, tha mes të tjerash Mediu.

LEXO TE PLOTE