Connect with Us

“O Zot, ka qenë studenti im!”/ Viktor Zhusti mëson “live” lajmin tronditës për Xhevdet Ferrin

Sociale

“O Zot, ka qenë studenti im!”/ Viktor Zhusti mëson “live” lajmin tronditës për Xhevdet Ferrin

Publikuar

-

Aktori i njohur, Viktor Zhusti, nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa ka marrë vesh lajmin e trishtë për humbjen e parakohëshme të Xhevdet Ferrit. I shokuar nga lajmi, Zhusti ka shpërthyer në fjalë dhimbjeje.

“Është e paimagjinueshme. Është gjëja më shokuese dhe më tronditëse, që kam pasur në këtë periudhë. Kohët e fundit bëmë filmin “Delegacioni” me të, që pati sukses të jashtëzakonshëm. Xhevdeti ka qenë, o Zot, ka qenë studenti im. Ka qenë i shkëlqyer, nuk di ç’të them.

E kam takuar një vit më parë, kur ishim me xhirimet e filmit. Nuk e dija që ishte i sëmurë. O Zot, në atë kohë pati një incident dhe me një aktor tjetër, por e sollën në Tiranë me urgjencë dhe shpëtoi. Xhevdeti ishte shumë bashkëpunues, shumë i dashur dhe i sjellshëm.

LEXO EDHE:  Zëdhënësi i Shkëlqim Canit fyen gazetarët: “Rroçka” janë ata që shkruajnë

Çdo gjë mund të prisja sot, por vetëm këtë jo. Unë kam luajtur disa filma me Xhevdetin. E kuptoni sa e vështirë, pas një lajmi aq tronditës, të përqendrohem dhe të përmbledh kujtimet e mia me të. Sa e rëndë, sa e papritur dhe sa shokues ishte gjithë ky lajm. Me Xhevdetin kam një rrugë 50-vjeçare, ne ishim miq, aktorë, bashkëpunëtorë, studentë, pedagogë, e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin … nuk e di”, tha Xhusti për TV”News 24″./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  “Nuk ka më dashuri mes tyre”/ Zbulohen të fshehtat tronditëse të Kate dhe William

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse e Mukës/ Sot bëjmë publike plagjiaturat e opozitës

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e sëmundjeve kronike/ BB: Në Shqipëri 93.1% e popullsisë të prekur

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe jo të transmetueshme është shndërruar në një kërcënim global. Çdo vit në të gjithë globin, 15 milion njerëz vdesin para moshës 70 vjeç nga këto sëmundje të cilat përfshijnë sëmundje kardiovaskulare, kancere, diabeti dhe mbipesha, citon Banka Botërore në një studim të fundit.

Sipas të dhënave të vendosura në dispozicion, BB bën me dije se 93.1% e shqiptarëve janë të riskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia sakaq ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%, në Greqi preken 86.2% e popullsisë.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

“Një nga mënyrat më efektive për të adresuar sëmundjet që nuk mund të transmetohen është të grumbullohen investime në kujdes shëndetësor të përballueshëm, me cilësi të përballueshme”, thotë raporti i BB. “Kjo ka kuptim si nga këndvështrimi shëndetësor, ashtu edhe nga ai ekonomik. Vendosja e më shumë burimeve në vijën e parë për të zbuluar dhe trajtuar kushtet herët, përpara se ato të bëhen më serioze, shpëton jetë, përmirëson rezultatet e shëndetit, zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe forcon gatishmërinë për shpërthim. ”

Shumë vende në të gjithë globin tani vuajnë nga ajo që quhet “barrë e dyfishtë e kequshqyerjes” – nivele të larta të urisë së fëmijëve dhe rritje të shpejtë të niveleve të mbipeshes, duke kompromentuar më tej kapitalin e tyre njerëzor.

LEXO EDHE:  Nje “qoke” per Mimin.

LEXO EDHE:  Zëdhënësi i Shkëlqim Canit fyen gazetarët: “Rroçka” janë ata që shkruajnë

Kjo ngarkesë e dyfishtë përkthehet në ndryshime në strukturat e familjes, pasi anëtarët e familjes, veçanërisht gratë, bëhen kujdestarët ‘de fakto’ për të moshuarit. Për më tepër, njerëzit e varfër përjetojnë një pjesë më të madhe të problemit pasi janë më të prekshëm nga goditjet shëndetësore dhe ekonomike, nënvizon Banka.

Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme parashikohet të rriten deri në vitin 2030, pavarësisht ndryshimit të mënyrës së jetesës, popullsisë së plakjes dhe një urbanizimi në rritje. Ndërsa vendet pësojnë rritje ekonomike dhe ndryshime të sistemit ushqimor, po kështu tundimi i njerëzve për të konsumuar ushqime jo të shëndetshme dhe ushtrime vihet re në nivele më të ulëta.

Duke mësuar nga shembuj të suksesshëm të vendit, Banka Botërore ka identifikuar gjithashtu një seri ndërhyrjesh premtuese siç është etiketimi i detyrueshëm i ushqimeve të përpunuara; arsimim i konsumatorit; politika të forta fiskale, siç janë taksimi i ushqimeve jo të shëndetshme; investime në programet e hershme të ushqimit të fëmijërisë; dhe dizajn të përmirësuar urbanistik, siç janë shesh lojërash nëpër shkolla dhe shtigje për ecje dhe biçikletë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita nis e vranët/ Kapricot e motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme ka nisur e vranët ndërsa pritet dhe shtim gradual i vranësirave.

Deri në mesjavë, reshjet e përkohëshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Intensiti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar. Sipas shërbimit meteorologjik, era hera herës do të jetë e vrullshme.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore. Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.

LEXO TE PLOTE