Connect with Us

Në kërkim prej dy muajsh/ Avokati i Kajmakut: Nuk dorëzohet me këtë hetim antiligjor

Politikë

Në kërkim prej dy muajsh/ Avokati i Kajmakut: Nuk dorëzohet me këtë hetim antiligjor

Publikuar

-

Avokati i ish kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, Isuf Shehaj tregon se klienti i tij nuk është larguar nga territori i vendit.

Sipas Shehajt, Kajmaku nuk ka shenja nga TIMS që ka lënë vendin.

“Edhe unë po të isha këtë do të bëja. Si mund t’i përgjigjet Kajmaku një kërkese për t’u përballur me drejtësinë, kur nuk kemi të të bëjmë me shkelje të rëndomta të karakterit procedural?”, është shprehur avokati i Kajmakut për A2 CNN.

Kujtojmë se Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor 2019, ndërsa pasditen e së enjtes ai u morr zyrtarisht i pandehur nga prokuroria, për 3 akuza që parashikojnë dënimin e tij deri në 4 vite burgim.

LEXO EDHE:  "Luli dhe Gazi t'i bien fyellit"/ Agim Kajmaku përgënjeshtron akuzat e PD

“Si mund të komunikohet një akuzë ku realisht nuk kemi një përgjigje nga autoritetet greke, si mundet prokuroria e përgjithshme t’ i adresohet autoriteteve të huaja pa patur një çështje penale. Çështje të tjera të ngjashme me zotin Kajmaku në dijeninë time janë pushuar”, thotë ai.
Sipas Isufaj i vetmi gabim i Kajmakut është që një fakt të tillë nuk e ka deklaruar në formular.
Sipas tij kemi ligje që bien në kontradiktë, duke çuar njerëz në pozita të rënda ligjore.

“Ligji për dekriminalizimin nuk parashikon sanksione, vendimi i Kuvendi parashikon sanksione. Prokuroria nuk merr për bazë ligjin, por vendimin e KQZ, Prokuroria e Përgjithshme drejton letra në kundërshtim me kërkesat procedurale”, nënvizon avokati që po mbron ish-kryebashkiakun.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë të përbashkët, për shtyp.

Pasi falenderoi fillimisht për pikëpritjen miqësore, Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve bnë aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tenderat e ushqimeve në burgje/ Dënohet avokati

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Avokati gjobit qytetarët

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  “Step by step do të bien të gjithë”/ Paralajmëron Balliu: Laku po ngushtohet

LEXO EDHE:  Korrupsioni me tenderat e ushqimeve në burgje/ Dënohet avokati

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE