Connect with Us

“Në burg po mbeten ata që s’ duan të dalin”/ Artan Hoxha: Ose do t’i vrasin ose…

Kronika

“Në burg po mbeten ata që s’ duan të dalin”/ Artan Hoxha: Ose do t’i vrasin ose…

Publikuar

-

Pas lirimit nga burgu të Indrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit, dhe Ergys Kolaverit, i dënuar me 20 vite burg, gazetari Artan Hoxha tha se po lirohen nga burgu personazhe të rendësishëm të krimit.

Sipas gazetarit këto lëvizje nuk po arrihen të perceptohen.

“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Nga burgu po dalin ata që duan të dalin dhe po mbetën ata që s’duan të dalin. Ose do t’i vrasin nëse dalin ose nuk kanë ku të shkojnë. Rasti i Kolaverit është vijimi i saj qe folëm dje. Janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme që mbulojnë njëra tjetrën dhe nuk po i percepton dot as ne dhe as publiku”, tha Hoxha në studion e Abc News.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon tensionin në Kavajë/Çfarë po ndodhte, kishte shumë njerëz të panjohur

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon tensionin në Kavajë/Çfarë po ndodhte, kishte shumë njerëz të panjohur

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i KLP-së kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij/ KPA vendos sot

Publikuar

-

Nga

Është mbajtur sot seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë proces Cani, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj Canit deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon tensionin në Kavajë/Çfarë po ndodhte, kishte shumë njerëz të panjohur

LEXO EDHE:  “Iu dobësua zemra nga pritja”/ Avokati flet për vdekjen e Andon Mëhillit në burg

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE