LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndotja e ajrit po na vret pa zhurmë”/ Majlinda Bregu tregon problemet serioze me të cilat po përballet rajoni

16 Janar 2020, 15:26, Aktualitet CNA
“Ndotja e ajrit po na vret pa zhurmë”/ Majlinda Bregu tregon

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur së fundmi lidhur me ndotjen e ajrit.

Në një intervistë për ?Fena News?, Bregu është shprehur se ndotja e ajrit po na vret pa zhurmë.
Sipas saj, koktejle grimcash pluhuri, dioksidi karboni, nuk shkatërrojnë vetëm mjedisin, por po na gërryejnë mushkëritë, shtojnë alergjitë, rrisin numrin e lindjeve prematurë e shpejtojnë vdekjen.

Bregu sqaron se për banorët e rajonit nuk ka nevojë të mbajnë gjurmët e statistikave të ndotjes së ajrit në internet sepse ata, për fat të keq, e jetojnë atë.

“Ne kemi male të bukura, por të shkosh atje duhet të jetë zgjedhja jonë, jo një mjet për të mbijetuar. Kjo është pikërisht ajo që bëjnë njerëzit, duke i çuar fëmijët në male gjatë fundjavës në përpjekje për të zbutur efektet e dëmshme të ditëve të kaluara në mjegull të qytetit ose të mbyllur në shtëpitë e tyre”, tha Bregu.

Ajo shtoi se fakti që ajri është i ndotur në atë masë sa është i rrezikshëm për shëndetin, është lënë pas dore, dhe të shkosh në male gjatë fundjavave nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë.

Sipas Bregut, të dhënat tregojnë se 26 përqind e të gjitha sëmundjeve të njohura jo të transmetueshme në rajon janë shkaktuar nga ndotja e ajrit.

Bregu vuri në dukje se numri i përgjithshëm i vdekjeve të parakohshme që mund t’i atribuohen drejtpërdrejt ndotjes së ajrit në qytete arrin pothuajse 5,000 në vit.

?Përkundër këtij fakti, mendimet e qytetarëve janë të ndara. Numri i fundit i sondazhit tonë ‘Barometri Ballkanik’ tregon se nëntë nga dhjetë njerëz mendojnë se ndotja është problem në komunitetin e tyre. Sidoqoftë, 32 përqind e njerëzve thonë se nuk janë të gatshëm të përdorin produkte më miqësore me mjedisin”, tha mes të tjerash  ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga