Connect with Us

Ndoka jashtë kontrolli/ “Vetëm po e vramë, Rama nuk ik ndryshe nga pushteti”

Politikë

Ndoka jashtë kontrolli/ “Vetëm po e vramë, Rama nuk ik ndryshe nga pushteti”

Publikuar

-

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, nuk e ka përmbajtur vetën mbrëmjen e sotme përballë panelistëve në studion e “360 Gradë”.

Ndoka tha se Rama nuk ik nga pushteti, vetëm po e vramë.

 “Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar.”/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    17 Janar, 2020 at 6:40 am

    Opozita beri sikur beri protesta.Rama ikte qe me 16 shkurt po te ish mbajtur e rrethuat km per 3 dite rjesht

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e re e SHBA në vendin tonë,Yuri Kim, zhvillon sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas mbërritjes në Shqipëri ku nisi misionin diplomatik në krye të ambasadës së SHBA-së, Kim ka pasur ditë intensive me takime me figura të poltikës, apo dhe me drejtuesit me të lartë të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Dje ambasadorja pati një takim me Ministren e Arsimit Besa Shahini së cilës i dhuroi një glob të gdhendur me logon e programit Fulbright, në nder të marrëveshjes që u nënshkrua midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në shtator të 2019-ës, e cila do tu japë më shumë studentëve shqiptarë mundësinë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara me bursën Fulbright.

Ndërkaq, në  orën 15:00, pritet të ketë një tjetër takim me kryetaren e grupit demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shpallur në kërkim/ Gjykata zhvillon sot seancën për ish kryebashkiakun Kajmaku

Publikuar

-

Nga

Gjykata Penale e Tiranës pritet të zhvillojë sot një seacë paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Gjykata do të vendos nëse Kajmaku do të kalojë për gjykim, apo nëse çështja do të kthehet për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Ja pse grabitësit e aeroportit jane të lidhur me Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin!!! Faktet!

LEXO EDHE:  Rama i dhuron Sali Shehut të FRD, Bashkinë Kamëz?

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu kërkon zgjerimin e koalicionit opozitar/ Ka vetëm dy rrugë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur lidhur me tezën e hedhur së fundmi për formimin e federatës së djathtë. Ai deklaroi se opozita duhet të bëj gjithçka që është në funksion të marrjes së çdo vote të elektoratit të djathtë.

Sipas Mediut, formula e propozuar nga aleatët e Lulzim Bashës do i shërbejë edhe vetë Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse një propozim i tillë nuk merret parasysh partitë e vogla në koalicion do të duhet të shkrihen pasi nuk mund të ekzistojnë vetëm si shtojca dhe në funksion të partive të mëdha.

“Brenda koalicionit opozitar drejtuese është PD. Ajo që kërkojmë ne është të formësohet një grup koalicion brenda koalicionit që të jemi në sinergji me njëri-tjetrin. Ky nuk është konflikt por është marrëdhënie. Është një formacion që maksimalizon votën dhe për t’u formuar ky kolacion kërkohet ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Pra kemi kërkuar një federatë të djahtë”, tha Mediu në studion e Abc News.

Mediu theksoi se PD ka patur qendrim pozitiv.

LEXO EDHE:  Foto-Rama darkë me Zahon dhe Lindën buzë detit/Shihni kush i shoqëron

LEXO EDHE:  E konfirmon Nikoll Lesi/ Basha tërhiqet nga kushti “nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”

“PD nuk do të marrë atë që nuk është e saj. PD ka qenë “fair” ka dhënë dhe ka marrë me të tjerët. Dy rrugë ka, ose do të shkrihen partitë e vogla ose do të përfaqësohen në elektorat”, tha mes të tjerash Mediu.

LEXO TE PLOTE