Connect with Us

Mos përdorimi i sistemit të fiksimit për fëmijët/ Policia ndëshkon shoferët

Kronika

Mos përdorimi i sistemit të fiksimit për fëmijët/ Policia ndëshkon shoferët

Publikuar

-

Duke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.

LEXO EDHE:  Aktorja e famshme sjell në jetën fëmijën e dytë dhe tregon se lindi në shtëpi

Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.

“Siguroni Fëmijët në automjet
Sistemi i Fiksimit shpëton jetë
Policia shërben për sigurinë tuaj”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr me thika në Kamëz/ Plagoset 25 vjeçari, arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

Policia e Kamzës ka arrestuar një person pasi plagosi me thikë një 25 vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht: I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

LEXO EDHE:  Policia publikon bilancin e protestës së opozitës/ Ja sa efektivë janë lënduar

LEXO EDHE:  Aktorja e famshme sjell në jetën fëmijën e dytë dhe tregon se lindi në shtëpi

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në proces Vetting-u/ Prokurori jep dorëheqjen e papritur

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Pogradecit, Erion Pustina  ndaj të cilit kishte nisur procesi i vettingut, ka dhënë dorëheqjen e papritur nga detyra.

Ai e ka paraqitur dorëheqjen e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nëse do të pranohet dorëheqja e tij ose jo do të shqyrtohet ditën e sotme nga KLP./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Anëtari i KLP-së kërkon pezullimin e gjykimit ndaj tij/ KPA vendos sot

Publikuar

-

Nga

Është mbajtur sot seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë proces Cani, përfaqësohet nga avokati Eduard Halimi, i cili ka kërkuar që të pezullohet gjykimi ndaj Canit deri sa gjykata të shprehet për kallëzimim që ka bërë në SPAK për anëtarin e KPA, Luan Daci, me akuzën për falsifikim të formularit të aftësive profesionale.

LEXO EDHE:  Manjani ironizon Ramën/ Policia më e mirë se feja!

LEXO EDHE:  Shenjat që tregojnë se je rritur nga një nënë që të ka "marrë frymën

SPAK ndërkohë ka regjistruar procedimin penal ndaj Dacit, ndërsa për kërkesën e Besnik Canit pritet të vendosin në orën 12:00./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE