Connect with Us

Monitorimi në internet/ “Reporterët pa kufij” kundër Shërbimit të fshehtë gjerman

Bota

Monitorimi në internet/ “Reporterët pa kufij” kundër Shërbimit të fshehtë gjerman

Publikuar

-

Pa Edward Snowden, ligji për Shërbimin e Fshehtë Gjerman (BND), i reformuar në vitin 2017, nuk do të ekzistonte. U deshën zbulimet e ish-punonjësit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), që opinioni publik të mësonte se shërbimi i fshehtë gjerman është përfshirë në përgjime jashtë territorit. Dokumentet e Snowden-it, në 2013, zbuluan se Agjencia Kombëtare e Sigurisë se SHBA-së (NSA) përdorte BND-në për të spiunuar komunikimet e internetit në të gjithë botën. Edhe kancelarja Angela Merkel ishte objekt i përgjimeve.

Komisioni hetimor i Bundestagut gjerman që u ngrit enkas për të trajtuar skandalin e atëhershëm sugjeroi ndryshimin e ligjit të BND-së. U tha, u bë. Por ligji i ri është shumë i diskutueshëm. Sepse ai i mbron nga përgjimet e pashkak jashtë shtetit vetëm shtetasit gjermanë. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Reporterët pa Kufij” e ka kontestuar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese Federale në Karlsruhe. Seanca dëgjimore nisi të martën, më 14 janar 2020. Vendimi pritet brenda disa muajsh, raporton DW.

Krahas organizatës, ankesë kushtetuese kanë bërë edhe disa gazetarë të huaj. Ata janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të informuesve të tyre. Gazetari maqedonas, Goran Lefkov, po heton çështjet e korrupsionit në vendin e tij. Shpesh me një lidhje direkte ose indirekte me Gjermaninë, siç thotë ai. Për këtë atij shpesh i duhet të komunikojë me burimet nëpërmjet telefonit, emailit dhe mesenxherit.

Goran Lefkov: “Të drejtat themelore dhe njerëzore janë në rrezik”

“Kur bisedat e informatorëve të mi përgjohen, atëherë burimet e mia heshtin,” thotë Lefkov. Prandaj ai e sheh ligjin e BND-së si “një sulm serioz ndaj gazetarëve investigativë dhe kësisoj edhe lirisë së shtypit”. Gazetari shton: “Ky është një kërcënim për të drejtat themelore dhe njerëzore”.

Qeveria Federale dhe BND-ja e konsiderojnë të pabazë këtë shqetësim. Ato e shohin përgjimin masiv të të huajve jashtë territorit të Gjermanisë të domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit. Për këtë qëllim, informacionet e fituara nga përgjimet ruhen dhe, sipas nevojës, u transmetohen shërbimeve të fshehta të vendeve të tjera.

Kancelaria: Është çështja për luftë e paqe

Edhe shefi i Zyrës së Kancelares gjermane, kristiandemokrati, Helge Braun, iu referua  gjatë gjyqit konflikteve aktuale, si Irani, Iraku apo Libia.  Gjermanisë i nevojiten për këto konflikte informacione të besueshme dhe të shpejta: “Pyetja se kush qëndron pas një sulmi mund të vendosë për luftë ose paqe.”

Paditësit kanë mirëkuptim për përgjimet e BND-së në internet. Por ata janë kundër dallimit që u bëhet shtetasve gjermanë dhe atyre të huaj, çka sipas tyre bie ndesh me të drejtat universale të njeriut, dhe për rrjedhojë edhe me Kushtetutën gjermane. Përveç kësaj, për arsye teknike, ata e konsiderojnë të pamundur filtrimin pa gabime të komunikimit global përmes telefonit, postës dhe bisedave elektronike. Me fjalë të thjeshta, gjithmonë lind pyetja, se çfarë shtetësie ka dikush që komunikon jashtë Gjermanisë.

LEXO EDHE:  Ndryshimi i madh i Gjermanisë/ Grupimin më të madh të emigrantëve e përbëjnë…

Blaz Zgaga: “Gazetarët janë në anën e duhur”

Gazetari slloven, Blaz Zgaga, e ndan shqetësimin e kolegut të tij maqedonas, Goran Lefkov. Ai thotë se nuk ka nevojë për të mbikqyrur punën që ai e bën në interes të publikut. “Unë mendoj se ne gazetarët jemi në anën e duhur. Prandaj, pse duhet të na spiunojnë?”

Gazetarët investigativë edhe pa survejim nga BND-ja nuk e kanë të lehtë, thotë ai:  “Ka shumë presion, kërcënime dhe probleme ligjore.” Monitorimi sistematik e bën punën e tyre edhe më të vështirë “sepse shumë burime thjesht kanë shumë frikë të na kontaktojnë”.

Kryetari i Senatit të Parë të Gjykatës Kushtetuese Federale, Stephan Harbath, tha në fillim të seancës sesa i ndërlikuar është procesi gjyqësor kundër ligjit të BND-së. Konflikti juridik lëviz në “pikëtakimet e disa zhvillimeve karakteristike për kohën tonë”. Ai aludoi për rritjen e tensioneve dhe konflikteve ndërkombëtare që po ndodhin gjithnjë e më shumë në hapësirën dixhitale. Në thelb, pyetja që duhet të gjejë një përgjigje sërish dhe sërish është se si mund të  harmonizohen të drejtat themelore me sigurinë.

Paditësit shpresojnë që Gjermania të luajë një rol pararendës

Eksperti për të drejtat universale, Bijan Moini, pas seancës së parë ishte optimist. Ne kërkojmë që telekomunikimi të jetë parimisht i mbrojtur. Dhe që Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë “nëse kjo mbrojtje duhet të respektohet edhe nga BND-ja, kur ajo fiton të dhëna jashtë vendit duke monitoruar Internetin”. Për momentin, BND-ja lejohet të fitojë shumë të dhëna, të kontrollojë, t’i përpunojë dhe nganjëherë automatikisht t’ua kalojë ato shërbimeve të huaja “me synime shumë të paqarta për arsye  të kota”.

Moini shkon shumë larg. Edhe gjermanët do të dëshironin nga Shërbimi i fshehtë amerikan, NSA, që “të mos na monitorojë në masë”, shton ai. Dhe do të ishte një ndihmesë e madhe, nëse “në një vend të madh një gjykatë e rëndësishme do të vendoste kufizime për BND”. Moini shpreson kështu që praktika e monitorimit nga agjencitë e shërbimit të fshehtë të rishikohet edhe në vendet e tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tetë viktima nga stuhia “Ciara”/ Autoritetet ngrenë alarmin, anulohen fluturimet

Publikuar

-

Nga

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Poloni, Çeki, Francë, Gjermani dhe Suedi sipasojë e stuhisë Ciara që ka goditur Evropën.

Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Charles de Gaulle kurse 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf.

Sipas mediave të huaja, në Gjermani ka patur gjithashtu edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

LEXO EDHE:  Shpërthim në Gjermani/ Një i vrarë, disa të plagosur

LEXO EDHE:  Elvis Rroshi publikon dëshminë gjermane të penalitetit

Ndërkaq, mësohet se stuhia ka mbërritur ndërkohë në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përhapja e koronavirusit/ Kina teston te minjtë vaksinën e parë provë

Publikuar

-

Nga

Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kinë bën me dije se ka filluar testimi tek minjtë për një vaksinë të parë të mundshme për kurimin e koronavirusit.

Sipas Qendres së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve “testet e kafshëve bëhen në një fazë shumë të hershme në zhvillimin e një vaksine dhe se shumë hapa të tjerë do të duhet të merren akoma përpara se të jetë gati”.

Sipas mediave të huaja, janë planifikuar gjithashtu edhe testime të mëtejshme të toksicitetit tek kafshët më të mëdha, siç janë majmunët, për të patur një vaksinë të sigurt për njerëzit.
Shkencëtarët vazhdojnë të jenë në garë kundër kohës për të provuar të mposhtim virusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Stuhia “Ciara” po shkakton tragjedi/ Humbin jetën 2 persona në Britaninë e Madhe

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe si pasojë e stuhisë “Ciara”.

Sipas mediave të huaja, një 59-vjeçar humbi jetën teksa drejtonte makinën, pasi pema e zuri poshtë. Ndërsa viktima e dytë është një 77-vjeçar, i cili rrëshqiti në akull.

Në Britani transporti rrugor u çrregullua tërësisht, ndërsa fluturimet dhe shërbimet u anuluan.
Stuhia “Ciara” ka shkaktuar kaos në disa shtete të Evropës, me erëra deri në 180 kilometra në orë dhe shira të rrëmbyeshëm.

LEXO EDHE:  Elvis Rroshi publikon dëshminë gjermane të penalitetit

LEXO EDHE:  Braçe sulmon opozitën pas vendimit të Gjermanisë/ Zarat në sulm

Stuhia filloi të dielën në Britani, për të vazhduar më pas në pjesë të tjera të kontinentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE