LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mërzi, lodhje e zhgënjim!/ Meri paralajmërion këto shenja

16 Janar 2020, 16:12, Aktualitet CNA
Mërzi, lodhje e zhgënjim!/ Meri paralajmërion këto shenja

Astrologe Meri Shehu ka bërë një parashikim për shenjat e horoskopit.

Ajo ka treguar se planeti i Mërkurit do shkaktojë mërzi te disa shenja, por përveç kësaj fatkeqësisht do të ketë edhe lodhje dhe zhgënjim.

Për dashin, sipas Merit, do të ketë vështirësi në një takim për një projekt pune, mdje edhe mund të refuzohen. Kujtimet dhe lodhja mund t?i disfavorizojnë dhe të mos i lejojnë të shikojnë përpara.

Edhe demi nuk është shumë i favorizuar, pasi gjërat nuk do të shkojnë si duhet për një takim me dikë që jeton larg apo një çështje ligjore. Astrologia i paralajmëron demët të kenë kujdes në jetën personale, pasi një premtim nuk do të mbahet.

Binjakët duket se do të kalojnë një moment krize dhe do të trishtohen për çështjet shëndetësore, ekonomike, apo jetën personale.

Gaforrja duket se do të përqendrohet tek partneri apo partnerja, i/e cila do të ketë një problem të madh dhe duket se ata nuk do arrijnë t’i qetësojnë apo ndihmojnë.

Edhe luani do të ketë zhgënjime, pasi një çështje pune apo shëndetësore do t?i preokupojë. Ndoshta do të bëjnë një udhëtim të shkurtër dhe mund të mos ndjehen mirë.

Për virgjëreshën duket se ka pak dritë, pasi pavarësisht se gjërat duket sikur nuk shkëlqejnë, çelësat e suksesit i kanë vetë në dorë.

Peshorja duket të ketë kujdes nga një i afërm që do mundohet t?i mërzisë, por ata do të jenë të preokupuar në një çështje shumë të rëndësishme familjare.

Akrepi do të marrë riskun ta zbukurojë vetë ditën, duke dalë e shpenzuar në pritje të të mirave të tjera.

Për shigjetarin, Meri parashikon se do të ketë një ngërç të vogël ekonomik, për të cilin  do të bënjnë vetë më të mirën ta kalojnë.

Dikush do largohet nga bricjapi dhe kjo do t’i bëjë të ndjehen vetëm dhe pa shumë gjëra për të bërë.

Ujori sot do ndjehet i bllokuar në komunikim dhe disi i mërzitur, sidomos në planin personal.

Peshqit do të kenë humbje në shoqëri. Dikush do ju largohet dhe do ju kritikojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga