Connect with Us

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Reagon Meta

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe mazhorancë, për të krijuar një Këshill Politik, për Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për gazetarin Adriatik Kelmendi, Meta është shprehur “Shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar.”.

I pyetur nëse do të ketë sukses kësaj radhe, Meta theksoi se “Ka një dakordim për ta përmbyllur këtë proces deri më 15 mars me konsensus. Unë besoj se po.”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lobimi i PD në SHBA/ Dosja e Bashës në dorë të Fatmira Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Dosja e Bashës dhe dy zyrtarëve të PD  për lobimin rus, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari.

Shorti ka përzgjedhur Hajdarin si kryesuese e trupit gjykues, ndërsa anëtarë do të jenë, Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.

Dosja  për lobimin në SHBA u pushua nga shkalla e parë, por Prokuroria ankimoi pushimin e cështjes për tre zyrtarët e PD-së, Bashën Ristanin e Dervishin.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

LEXO EDHE:  Meta apel politikës/ Shqipëria duhet të reflektojë

LEXO EDHE:  Foto-“Që në pesë të mëngjesit duke pritur Ramën”/ Rrjeti shpërthen nga humori

Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi i Metës me Albin Kurtin/ Zbardhen detaje nga takimi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim të përzemërt Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Pasi e uroi për marrjen e detyrës së lartë të Kryeministrit dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, të popullit të saj dhe të ardhmes sonë europiane, Presidenti Meta i tha Kryeministrit Kurti se:“Qeveria e tij i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull pozitiv i mirëqeverisjes në rajonin tonë”.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera e vëllazërore.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Duhet të konkretizojmë Partneritetin Strategjik me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”, – tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit dhe Kryeministri Kurti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, proceseve integruese të të dy vendeve në BE, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO EDHE:  Skandali i Presidencës/ Meta nxjerr veten bllof, e firmos dekretin sot dhe e boton me datën e djeshme

LEXO EDHE:  Meta në këmbë të Lu?!

“Në këtë kuadër, – tha Kreu i Shtetit, “janë të mirëpritura dhe përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për rifillimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

“Është e rëndësishme, – vijoi Presidenti Meta, “që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”.
Presidenti Meta shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Albin Kurti lë “me gisht në gojë” Erion Veliajn/ Anulon takimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se takimi është shtyrë për shkak të agjendës së ngjeshur së Kurtit.

Vizita e tij blic në Tiranë kishte parashikuar një takim me Veliajn, ku do merrte Çelësin e Tiranës.

LEXO TE PLOTE