Connect with Us

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ambasadorja e SHBA takim me Palmer

Lajme

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Ambasadorja e SHBA takim me Palmer

Publikuar

-

Ambasadroja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka takuar zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.

Mësohet se gjatë takimit u diskutua për qëndrimin e Shqipërisë mbi Iranin, si dhe marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

U diplomuan në 2019-ën/ KPL emëron prokurorë 10 magjistratët e rinj

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen në praninë e 10 anëtarëve, me mungesë të Besnik Cani.

Me shumice votash, Keshilli vendosi miratimin e projektaktet për emërimin dhe caktimin në detyrë të dhjetë magjistratëve të rinj të diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës.

Florian Boriçi emerohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Krujë.

Gëzim Spahiu emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Shkodër.

Ledion Tema emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Berat.

Gjergj Ceka emerohet si prokuror dhe caktohet ne Prokurorine prane Shkalles se pare Korcë.

Adnan Hoxha emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjiokastër.

LEXO EDHE:  “Nismë e vonuar që do dështojë”/ Biberaj: Ja kur do ketë sukses paketa Anti-KÇK

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA lë me “gisht në gojë” Bashën

Ermina Manelli emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Gjirokastër.

Pierin Çukaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Pukë.

Alba Dhima emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Sarandë.

Xhoana Mehmetaj emërohet si prokuror dhe caktohet në Prokurorinë pranë Shkallës së parë Dibër.

Aurora Hajro emërohet si prokurore dhe caktohet në Prokurorine pranë Shkallës së parë Sarandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Gjobat hidhen me vonesë në sistem për shkak të festave/ Qytetarët detyrohen të paguajnë me kamata”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon skandalin me pagesën e gjobave.

Qytetari tregon se në 28 dhjetor i vendosën një gjobë dhe deri në datën 8 janar ka kërkuar ta paguajë po nuk kishtë dalë ende në sistem.
Ai tregon se pas ankesës që bëri gjoba doli në sistem por me kamatë vonesë.

“E vonojnë për shkak të festave hedhjen e gjobës në sistem dhe e detyrojnë të paguajë kamata”, shkruan Berisha bashkëngjitur mesazhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Panik tek ish-Stacioni i Trenit/ Shtylla e korrentit shpërthen në flakë

Publikuar

-

Nga

Një shtyllë korrenti ka marrë flakë, në zonën e ish-Stacionit të Trenit, në Tiranë.

Sipas BW, shkëndijat e zjarrit  në shtyllë kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Kjo është jë zonë ku numri i qytetarëve që lëvizin është i madh dhe kjo e bën akoma më të rrezikshme situatën. Policia ka ndërhyrë për të shmangur një tragjedi të mundshme, duke bllokuar rrugën.

LEXO TE PLOTE